Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët protestë para Bashkisë së Tiranës

Pedagogu nga SHBA, Medlir Mema: Raporti i DASH ishte një shuplakë ndaj ambasadores në Shqipëri

19:48, 21/03/2023
A+ Aa A-

I ftuar në edicionin e orës 19.00 në Syri Tv me moderatoren Armela Ferko ishte në lidhje me skupe nga SHBA Medlir Mema, pedagog i marrëdhënieve ndërkombëtare.

Mema është shprehur se ambasada amerikane ka dështuar në misionin e saj në Shqipëri dhe raporti i DASH është një goditje që i jepet politikave të ambasadores.

"Raporti i DASH është një raport tepër kritik me qeverinë shqiptare, por fatkeqësisht nuk ka asnjë surprizë të madhe në krahasim me raportet e tjera.

Ne kemi të bëjmë me një raport që vazhdon të konfirmojë atë që ne kemi konkluaduar ndër gjithë këto vite ku bazohen në keqqeverisjen dhe korrupsion.

Qevira bën shumë pak për të përmirësuar gjendjen politike, ekonomike dhe shoqërore në vend.

Kjo situatë në Shqipëri nuk është surprizë, nuk ka asgjë në këtë raport që ne shqiptarëve na surprizon, por ajo që është e veçantë është guximi që DASH ka marrë për tu shprehur për këto skandale që po ndodhin në Shqipëri. Të gjitha gjërat dhe shkeljet që janë konkluduar në raport duhet që nga DASH ti shkojë më thellë dhe ti zbardhë më shumë.

Kjo është një shuplakë për ambasadën amerikanë në Shqipëri pasi ambasadorja aktuale ka marrë përsipër të bëjë disa reforma ku duket se ka dështuar.

Në kushtet aktuale janë disa media opozitare që thonë atë që shumica e mediave që janë nënë diktatin e  qeverisë nuk flasin.

Gjykatat nuk janë në nivelin e kërkuar, vetë shteti është kthyer në një monopol. Kosova i cili është një shtet më i ri se ne ka pasur një progres të madh mbi korrupsionin ndërsa në Shqipëri ka falimentuar shteti."

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco