Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Berisha: Mediat i kontrollon Rama. Ne kemi qytetarin, trokasim në çdo derë!

18:48, 21/03/2023
A+ Aa A-

Kryetari i PD, Sali Berisha akuzon kryeministrin Edi Rama se ushtron terror ndaj mediave në vend. 

Gjatë prezantimit të kandidatit të koalicionit opozitar "Bashkë Fitojmë" për bashkinë e Selenicës, Leonard Rakipaj, Berisha solli në vëmendje sulmet e Ramës ndaj pronarit të News24. 

Nga ana tjetër, shtoi Berisha, opozita nuk i ka mediat me vete, por ka qytetarët dhe troket në çdo derë për të diskutuar me ta. 

"Ku duhet ta bazojmë ne betejën tonë. Ne mediat nuk i kemi me vete. Mediat i kontrollon në mënyrën më të shëmtuar qeveria. Ju e patë, Departamenti i Shtetit denoncoi tritolin në hotelin ‘Prestige’ vetëm për shkak të News24 dhe medieve, sepse pronari nuk pranonte ti nënshtrohej instruksioneve dhe diktatit të Edi Ramës. Por të tjerët pranojnë. 

Mediat sot janë në një terror të vërtetë. Atëherë çfarë kemi ne. Ne kemi njëri-tjetrin, duhet të trokasim në çdo derë, në çdo klub, kudo, të ulemi me çdo bashkëfshatar, me çdo bashkëqytetar dhe të ndalim e të diskutojmë këto. Këto që themi ne janë të vërteta. Nuk ka asgjë të stisur. Të vërtetat më të hidhura që mund të dëgjojmë ndonjëherë në jetën tonë. Nuk ka të vërtetë më hidhur që të ikë 1/3 e kombit në 8 vite. 

Nuk ka të vërtetë më hidhur se sa punët publike që bëhen me taksat tuaja të vidhen në masën 80-90 %. Nuk ndodh kund në botë, përveç se ne Shqipëri. Pra nëse ne trokasim në dyer, çelim jo vetëm derën, por edhe zemrën e tjetrit, ndaj ju ftoj; këto zgjedhje të bëjmë gjithçka për të zgjedhur Leonard Rakipajn qytetar të parë të Selenicës, për të përmbysur monizmin këtu në Selenicë, Vlorë dhe mbarë Shqipërinë", tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco