SYRI TV/ Gjykata e Apelit pranon ankimin e PD, kërkohet çrregjistrimi i Enkelejd Alibeajt

17:47, 21/03/2023
A+ Aa A-

Gjykata e Apelit pranoi të marrë në shqyrtim ankimimin e bërë nga Partia demokratike për rrëzimin e vendimit të KAS që rregjistroi Enkelejd Alibeajn në zgjedhjet lokale të 14 majit.   

Në bazë të shortit që u hodh në ambientet e Gjykatës së Apelit, relatore u caktua Blerona Hasa.

Trupa gjykuese që do të shqyrtojë këtë padi do të jenë, Alma Kolgjokaj, Esmeralda Xhili, Manjola Xhaxho dhe Emona Muçi.

Në njoftim e Gjykatës së Apelit, theksohet se objekti i padisë së Partisë Demokratike është ndryshimi i vendimit të KAS dhe detyrimin e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, të çregjistrojë subjektin "Partia Demokratike", e regjistruar me nënkryetarin z.Enkelejd Alibeaj, në  cilësinë e kryetarit të komanduar; 

Regjistrimin e Partisë Demokratike të Shqipërisë, të përfaqësuar nga Kryetari z.Sali Berisha, si subjekt zgjedhor në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023;

Pika e tretë e kësaj padie është edhe rregullimi i pasojave, duke detyruar Komisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve, të përfshijë subjektin Partia Demokratike e Shqipërisë të përfaqësuar nga Kryetari z.Sali Berisha, si pjesë e Koalicionit "Bashkë Fitojmë".

Do të jetë Kolegji Zgjedhor i cili do të dalë me një vendim, pas shqyrtimit të ankimimit të PD të përfaqësuar nga Sali Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco