Lajmi i fundit

LIVE/ Drejtuesit e PD takim me demokratët e Bulqizës

‘Shuplaka’ e DASH për Ramën/ Ironia e Palokës: A i lexon Yuri Kim këto raportet apo ç'i duhet?!

‘Shuplaka’ e DASH për Ramën/ Ironia e Palokës: A i lexon Yuri Kim këto raportet apo ç'i duhet?!

18:28, 20/03/2023
A+ Aa A-

Publikimi i raportit të fundit të Departamentit të Shtetit ka sjellë reagime të shumta në median sociale.

Sipas tyre, ai raport bie krejt në kundërshtim me qëndrimet që mban ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim.

Kështu, një nga pikat më të forta të raportit është pjesa ku thuhet se gjyqësori është i kapur.

Po ashtu, në raport thuhet se media është e kapur dhe korrupsioni është i përhapur në çdo degë të qeverisjes.

Por edhe pse është punonjëse e DASH, ambasadorja amerikane, Yuri Kim, në takime publike dhe private, ka lënë të krijohet një tjetër përshtypje, sikur nuk ka lidhje me raportet e forta të DASH.

Madje edhe gazeta amerikane, Washington Examiner theksonte se Yuri Kim është i përfshirë në skandalin e goditjes së opozitës dhe favorizimit të qeverisë në Shqipëri.

Pas publikimit të raportit, reagoi edhe deputeti demokrat, Edi Paloka.

“A i lexon Yuri raportet e DASH apo ç’i duhet?” shkruan Paloka.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Gj20/03/2023 19:15

Z. Paloka, e di që e di, por edhe yk po vuan sugjestionet e km..e ja çfarë thotë një i mençur për kështu rastesh: "Për fat të keq nuk ekziston asnjë mbrojtje ligjore për ata të cilët me qëllim apo nga padituria e helmojnë vetëdijen e të tjerëve me sugjestionet e veta negative. Për këtë formë të destruktivitetit ligji do të duhej të përshkruaj dënime të rrepta" Prandaj për yk-imin ki pak mëshirë....

Shto koment

Denonco