'Regjistrimi në zgjedhjet e 14 majit'/ PD dërgon në Kolegj Zgjedhor vendimin e KQZ-së dhe KAS

'Regjistrimi në zgjedhjet e 14 majit'/ PD dërgon në Kolegj Zgjedhor vendimin e KQZ-së dhe KAS

15:28, 20/03/2023
A+ Aa A-

Partia Demokratike, e përfaqësuar nga kryetari Sali Berisha ka kundërshtuar në Kolegj Zgjedhor vendimin KQZ-së për mosregjistrimin e PD-së së përfaqësuar nga ish-kryeministri dhe vendimin e KAS për detyrimin e KQZ-së për regjistrimin e subjektit zgjedhor Partia Demokratike me nënkryetar Enkelejd Alibeaj. 

Partia Demokratike e përfaqësuar nga Sali Berisha ka kërkuar nga gjykata:

1.Detyrimin e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve të ç’regjistrojë subjektin Partia Demokratike e regjistruar me nënkryetar Enkelejd Alibeaj, në cilësinë e kryetarit të komanduar.

2.Regjistrimin e Partisë Demokratike të Shqipërisë të përfaqësuar nga kryetari Sali Berisha si subjekt në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023 dhe:

3.Rregullimin e pasojave duke detyruar Komisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve të përfshijë subjektin Partia Demokratike e Shqipërisë të përfaqësuar nga kryetari Sali Berisha si pjesë e Koalicionit Bashkë Fitojmë, koalicion i regjistruar nga KSHZ me vendimn e tij të datës 18.03.2023.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco