Koalicioni/ Këlliçi: Ilir Alimehmeti do të jetë i pari në listën e Këshillit Bashkiak të Tiranës!

12:07, 18/03/2023
A+ Aa A-

Belind Këlliçi, kandidati i opozitës për bashkinë e Tiranës ka bërë të ditur mbrëmjen e djeshme në RTSH se do të jetë Partia Demokratike që do të udhëheqë listën e kandidatëve të opozitës për Këshillin Bashkiak të Tiranës dhe i pari në listën e koalicionit do të jetë Dr. Ilir Alimehmeti.

Këshilli bashkiak është parlamenti i qytetit, theksoi Këlliçi dhe shpjegoi:

“Partia e Lirisë e ka shprehur pozicionin e saj, e ka shprehur listën e kandidatëve. Do të ulem këto ditë për të negociuar termat e bashkëpunimit.

Koalicioni, formula aktuale, të detyron të hysh me një listë të përbashkët. Partia e Lirisë e ka bërë listën por për shkak të koalicionit, të gjetjes së kësaj formule tashmë, ajo listë do të ribëhet dhe do të ketë përfaqësimin, pjesën më të madhe “të luanit: do ta ketë pa diskutim Partia Demokratike e do të ketë edhe Partia e Lirisë, përfaqësuesit e saj. Do të negociohet me aleatët, edhe me shoqërinë civile. Të jeni të bindur që në listën time do të shihni edhe shoqërinë civile.

Do të jetë Partia Demokratike që do ta udhëheqë dhe nëse doni t’ju bëj një lajm, po jua jap lajmin: Ilir Alimehmeti do të jetë i pari në listën e Këshillit Bashkiak Tiranë në këtë koalicion, që për mendimin tim është një vlerë e shtuar për qytetin, vjen nga shoqëria civile, vjen nga bota e mjekësisë. Ku ka qytetar që nuk e pranon?! Edhe Erion Veliaj duhet ta pranojë,  duhet të votojë Ilir Alimehmetin!”theksoi Këlliçi.

Dhe sot, Dr. Ilir AliMehmeti e ka përshëndetur vendimin dhe vlerësimin që i është bërë nga kolegu i tij në PD, Belind Këlliçi me fjalët: "Duke falenderuar me mirënjohje z. Belind Këlliçi për besimin dhe në përmbushje të fjalës së dhënë ndaj qytetarëve dhe demokratëve të Tiranës jam i privilegjuar të kryesoj listën qytetare për Këshillin Bashkiak të Tiranës."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco