Arrestimi i kryebashkiakut të Bulqizës, Gashi: Dumani e ka nisur hetimin nga ‘shtëpia’, vështirë të ngjitet më lart

15:06, 17/03/2023
A+ Aa A-

“Më thuaj, kush nuk i bën 3 vjet e 4 muaj burg për 10 milionë euro?!”

Nga intervista me prof. Shpend Gashin sot në emisionin Kafe Shqeto në SYRI TV.

Z. Gashi, a është rasti i arrestimit të kryebashkiakut të Bulqizës, Lefter Alla, një strategji nga kryeministri Rama, sakrifikimi i njërit prej ushtarëve të tij të qeverisjes për ta bërë këtë popull, që drejtësia në këtë vend po funksionon?!

Shpend Gashi: Një gjë duhet thënë, duhet të jemi shumë të qartë me publikun, që zoti Dumani, kryetari i SPAK është vetë nga zona e zotërisë dhe ai e ka nisur nga zona që njeh më mirë. Pra, e njeh sistemin atje, e njeh rrjetin e njerëzve, i ka burimet, sepse ka jetuar vetë, e ka origjinën që atje dhe e ka nisur nga shtëpia e vet. Pra, duke e luftuar krimin aty ku ai qendronre. Tani, a ka vështirësi që ti t’i hapësh çështje penale atij, më fal, ma thuaj  pak emrin, Lali Erit, se s’ia di as emrin tani?!

Nuk është problem të ambientohet Dumani, se Dumanit do t’i mbarojë mandati, problemi është që nuk është aq e lehtë me u fut, sepse jetojmë në Shqipëri dhe nuk jetojmë në Danimarkë.

Nuk u bë sistemi ynë i drejtësisë për dy vjet. Nuk ka fare drejtësi njëherë. Akoma s’ka nisur puna.

Çfarë presim neve? Ky popull di vetëm një gjë, ecën me urrejtje, ecën me tifozllëk. Thuhet: “’97-a Sali Berisha”!

Zotëri, ka kontekst kohe dhe hapësire! Nuk ka politikanë të mirë, shumë të mirë apo politikanë të këqinj. Ka burra të mëdhenj ose burra të vegjël. Politika nuk ka të mirë dhe të këqij. Vendosen në kontekst në kohë dhe hapësirë.

Në fillimet e tranzicionit, normale që politika dhe retorika politike do të ishte më e egër sepse dilje nga komunizmi, por pas 32 vjetësh ti të tolerosh një njeri i cili e ka humbur komplet lidhjen me realitetin?! Po jeton në ca saraje jashtë tiranës dhe mendon se ka gjithë botën në dorë.

Duke u kapur në skandal me Amerikën, doli i pafajshëm!!!

Para publikut shqiptar është i pafajshëm ai, u tha zotërinjve në parlament (më fal për shprehjen) “talli gajden” me parlamentin shqiptar, tha “unë nuk vij më tek juve këtu, është hera e fundit që më shikoni”!!!

 Domethënë, që me atë manifestim, manifestim të arrogancës kur ti e ke detyrim moral, politik, ligjor  që të bësh interpelancë, këtu ka mbaruar demokracia!

Unë nuk e di pse flasim për demokraci!

Këtu ëshëë tirania e shumicës, që do të thotë se disa njerëz që në 2013 ishin shumicë, e bënë sepse normale dhe shumë mirë bënë që e rrëzuan Partinë Demokratike, se unë jam gjithmonë për rotacion dhe përfitoi ky zotëria nga ky lloj rotacioni, instaloi atë diktaturën e vet, “brendin” e vet;  e zhduku Partinë Socialiste, e bëri “Rilindje”, e shkriu mirë e mirë dhe përhapi terrorin.

Gëbelsi kur është pyetur se si është përhapur nazizmi, nuk e përhapi me forcë, e përhapi me terror! Terrori është psikologjik. Njerëzit kanë frikë të flasin sot, njerëzit kanë frikë të lënë punën, të ndërrojnë punën, të kërkojnë rritje rroge se mund ta heqësh nga puna. Është rritur inflacioni në mënyrë të frikshme”./ar.sh.SYRI,NET

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco