Dy muaj para zgjedhjeve, Rama kujtohet për pagat dhe shfrytëzimin e punonjësve

Dy muaj para zgjedhjeve, Rama kujtohet për pagat dhe shfrytëzimin e punonjësve

11:55, 17/03/2023
A+ Aa A-

Kryeministri  Edi Rama po zhvillon sot, dy muaj përpara zgjedhjeve vendore, një takim me sipërmarrësit për të diskutuar mbi domosdoshmërinë e rritjes së mëtejshme të pagave të punonjësve.

Kryeministri tha se “nga data 1 prill paga minimale si në sektorin shtetëror, ashtu edhe në atë privat do të jetë 40 mijë lekë, si një premtim i mbajtur. Jemi duke siguruar korrektimin e të gjithë sistemit të pagave si përgjigje e menjëhershme ndaj vështirësive të paparashikuara që janë krijuar kudo prej agresionit të Putinit dhe inflacionit të luftës”, u justifikua ai.

“Nëse shikojmë përmbajtjen e financave dhe të ekonomisë, nuk është një dilemë e vështirë, - tha Rama ndër të tjera. -  Është dilemë e thjeshtë: të rrojë duke mbështetur punonjësit që edhe ata të rrojnë. Dhe epoka e shfrytëzimit të punës të burimeve që punojnë, që prodhojnë punë, që japin e marrin punë, duhet të mbyllet. Dhe ne do të zhvillojmë këtë dialog si një proces kundër shfrytëzimit të punonjësve, të forcave të punës.

Marrëdhëniet kapitaliste në Shqipëri për shumë vite kanë qenë të bazuara tek shfrytëzimi. Dhe çështja është si do të mbyllet?! Zgjedhja që duhet të bëhet sipërmarrja në Shqipëri është si do të mbyllet?! Do të mbyllet duke e përplasur sipërmarrjen përtokë dhe duke e lënë një ditë pa burime njerëzore apo do të mbyllet duke u bërë e vetëdijshme se duhet të ndërtojë një marrëdhënie të re me forcat e punës dhe me burimet njerëzore?! Janë të gjitha mundësitë për ta bërë këtë,” tha Rama.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco