Takim i zjarrtë me demokratët në Lushnjë, Berisha publikon fotot

Takim i zjarrtë me demokratët në Lushnjë, Berisha publikon fotot

10:37, 17/03/2023
A+ Aa A-

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, ka publikuar sot fotot e takimit që u zhvillua pasditen e së enjtes në Lushnjë për prezantimin e kandidatit për kryetar bashkie, të z. Eduard Sharka.

"Album nga takimi elektoral fantastik për paraqitjen e kandidatit të fitores për bashkinë e Lushnjës, Eduard Sharka," shkroi Berisha në Fb. 

Në këtë takim, z. Berisha foli në veçanti për bujqësinë, duke pasur parasysh faktin se çfarë përfaqëson Lushnja dhe vetë kandidati i zgjedhur, kreu i Sindikatës së Fermerëve.

"Duhet ta shpëtojmë vendin tonë, - tha lideri demokrat. -  Por nuk mund të prodhojë kurrë askush më shumë se Myzeqeja, nuk ka më punëtorë se ju. Po pse qenka fshatari serb më punëtor se sa ju. Absolutisht jo. Por merr subvencion 10 herë më shumë se ju, ndaj dhe zotëria hoqi taksën për qumështin pluhur që të falimentojnë fermat e qumështit në Myzeqe. Por jo vetëm në Myzeqe, kudo. Prishën prodhimet. 

Ne tani ua them ju, ua them haptas, ne duhet të marrim shembull Kosovën. Në Kosovë, po u prish prodhimi, qeveria të paguan me çmimin bazë. Në Kosovë u kërkojnë fermerëve të mbjellin grurë, 400 euro për hektarë, sigurisht po të kërkova do të përgjigjem. Në Kosovë 6 herë më i madh subvencioni se këtu. Kurse bujqësia këtu në rënie të lirë."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco