Berisha: Shqipërisë duhet t'i dalim zot, t'i japim votën e ndryshimit, të bashkohemi!

20:06, 16/03/2023
A+ Aa A-

Kryetari i PD, Sali Berisha komentoi nga Lushnja arrestimin e kryebashkiakut të Bulqizës, Lefter Alla, për një tender 2 mln euro. 

Berisha tha se ai nuk u prangos për abuzimin në fjalë, por sepse donte të kandidonte për një tjetër mandat në 14 maj. 

Lideri i opozitës solli në vëmendje se Armando Subashi në Fier nuk çohet përpara drejtësisë edhe pse tokën bujqësore e shpalli truall për të vjedhur. 

Berisha kërkoi bashkimin e qytetarëve në mënyrë që në 14 maj t'i dilet zot Shqipërisë përmes votës së ndryshimit. 

"Arrestuan mbrëmë për një tender 2 mln euro, narkomanin e Bulqizës? A e dini ju pse e arrestuan? E arrestuan se nuk pranoi të largohej, donte të kandidonte patjetër dhe ia mbanin dosjen. Por ja ku e keni kryebashkiakun e Fierit, i cili tokën bujqësore e shpall tokë truall për të vjedhur, për të ndarë para. Burgosen vartësit, nuk burgoset ai që është kryesori. Këta vjedhin, vjedhin të gjithë. 

Tendera, sekrete, tendera sekrete miqtë e mi bëhen vetëm për ndonjë problem të shërbimit të fshehtë, ndonjë problem të Prokurorisë së Përgjithshme. 260 tendera sekrete ka bërë ajo që rri në krah të Edi Ramës, 260 vjedhje. Dhjetëra e dhjetëra prej tyre i fiton baxhanaku i Edi Ramës,  i cili me ligj nuk duhet të marrë pjesë në tendera, se ka një ligj që e ndalon. Pra, a do vazhdojë ne në këtë mënyrë. Prandaj dhe Lushnja, Shqipëria bëhet jo tokë e bekuar, por tokë e mallkuar. Por duhet ti dalim zot, duhet ti japim votën ndryshimit, duhet të bashkohemi. 
Nuk ka vend si Shqipëria të pasur. Shqipëria është një Norvegji me ujëra. Me strategjinë e ndërtimit të HEC-eve u arrit që sot HEC-et private të prodhojnë 58% të prodhimit të përgjithshëm të energjisë në Shqipëri. 

Shqipëria duhet të jetë vend eksportues dhe qytetarët shqiptarë nuk duhet ta marrin me çmimet më të larta, por të ulet çmimi. Bizneset në Shqipëri ta marrin me çmime më të ulëta, sepse prodhohen 2 miliardë kilovat orë më shumë se nevoja. 

Por çfarë ndodh? Nga qershori deri në shtator, sepse atëherë është kulmi i çmimeve, hapin digat dhe ua shesin sekserëve të tyre, me radhë, me çmim 20-30 euro, ndërkohë që në bursë shitet 150-180-200 euro. Sekserët, energjinë e shesin në bursë dhe paratë i ndajnë me qeveritarët. Kurse biznesit i rritin energjinë nga 120 në 220 lekë, qytetarët i kërcënojnë me 800 kilovat. Pra a nuk është ky një rast tipik se si një pasuri e juaja, pasuri publike shndërrohet në një mallkim, nuk përfiton kush prej saj përveç qeveritarëve. 

A do vazhdojmë ne kështu, por nuk mund të vazhdojmë ne kështu, ne duhet ti dalim zot Shqipërisë".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco