‘Grupi i Alibeajt do turpërohet nëse do ketë kandidatë në 14 maj’, Murati: Do dalin forcë politike e 6-të

19:08, 16/03/2023
A+ Aa A-

Gazetari Erl Murati ka deklaruar se nëse do të ketë kandidatë nga grupi i Enkelejd Alibeajt në 14 maj  do të turpërohen sepse do të dalin si forcë politike numër pesë osë gjashtë.

I ftuar në “Task Force” me Sonila Meçon në Syri Tv Murati ka komentuar vendimin e kryeministrit Rama për të emëruar opozitën në KQZ, duke e gjykuar si një veprim qesharak pasi në këtë stad duhet komentoheshin ballafaqime konkrete midis kandidatëve.

“I gjithë ky proces është qesharak në fakt. E parë më ftohtë dhe me syrin e interesit publik ne jemi më pak se dy muaj nga data e zgjedhjeve dhe duhet të ishim duke folur për kandidat, ballafaqime dhe pse do të kishim debatet e para mes kandidatëve, për alternativa që ishin në dobi të qytetarëve ndërsa ylli mediatik i kësaj jave ishte Ilirjan Celibashi i komisionit të zgjedhjeve. Nga kjo pikëpamje është sa tragjike po aq edhe komike kjo që po ndodh sepse edhe nëse KAS-i të kishte vendos ta linte jahstë partinë demokratike të vulës zyrtare nuk mund të rregjistroheshin zgjedhjet, duhej të pritej vula e Lulzim Bashës.

Një alternativë, sa kam dëgjuar, PD-ja zyrtare mos të paraqesë kandidatë në bashkitë e mëdha por në një farë mënyre edhe në heshtje kandidatët e pd-së reale të drejtuar nga Berisha, por nëse ajo paraqet kandidat mazhoritar për kryetar bashkie rrezikon të turpërohet sepse jo thjesht në disa bashki mund të dal focë e tretë politike por edhe në disa bashki partia demokratike rrezikon te dali forcë e katërt, e pestë, ose e gjashtë politike.

Nëse zgjedh mos të ballafaqohet në nivel kryetar bashkie nuk e bënë sepse do të mbështes kandidatët e pd-së së Berishës por e bën se nuk do të turpërohet.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco