Bledian Koka: As KAS, as gjykatat nuk mund të vendosin se kush duhet të jetë opozita në Shqipëri

18:51, 16/03/2023
A+ Aa A-

I ftuar në emisionin "Task Force" në Syri Tv me Sonila Meçon ishte gazetari, Bledian Koka.

Koka është shprehur se vendimi i Gjykatës së Apelit ka si qëllim caktimin e opozitës si në kohën e komunizmit ndërkohë që nuk është marrë parasyshë mendimi i demokratëve që e kanë shprehur me 11 dhjetor dhe 6 mars.

"Do të doja që të ishim sa më të distancuar nga ajo që ndodh, ndërkohë në Shqipëri sheh që rilindja kërkon ta lërë 'piftin me barrë', ndërsa ti mos thuaj që kjo nuk mund të ndodhë. E vërteta është e madhe sepse ka një vit që ne po shohim që fati i partisë më të madhe opozitare në vend më të gjitha problematikat e saj po caktohet nga pushteti i Ramës si në kohën e komunizmit që e caktonte ministria e brëndshëm. Sot gjykatat në bashkëpunim me qeverinë injoronjë totalisht vullnetin e demokratëve dhe e caktojnë ato opozitën.

Ky vullnet u pa edhe në zgjedhjet e 6 marsit ku u fut pa logo dhe treguan kë duan ata si drejtues te tyre. Që prej 6 marsit kemi parë zvarritje të proceseve gjyqsore dhe në fund erdhi një vendim nga një gjykatë që injoron vullnetin e demokratëve. Pyetja është se përse nuk është i zbardhur vendimin, arsyet dhe rruga që u ndoq që të merrej ky vendim, sepse në dijeninë time vendimi i  Zhukrit ishte i bazuar edhe mbi një kontroll të anëtarëve që kishin firmosur për kuvendin e 11 dhjetorit.

Rrëzimi i këtij vendimi nga Gjykata e Apelit paraprakisht duhet të bazohej në këtë rrugë duke pyetur personat që kishin firmosur për këtë kuvend

Nuk po i futemi faktit që qëndrimi i Celibashit ishte i një njeriu të përgjegjshëm që jeton në Shqipëri dhe që ka llogaritur kontekstin që po zhvillohet e gjithë kjo situatë."

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco