Lajmi i fundit

LIVE/ Drejtuesit e PD takim me demokratët e Bulqizës

Sherr mes socialistëve në Sarandë, kandidatura e Blendi Klosit kundërshtohet ashpër

Sherr mes socialistëve në Sarandë, kandidatura e Blendi Klosit kundërshtohet ashpër

14:43, 16/03/2023
A+ Aa A-

Tensione dhe debate të ashpra raportohet se pati mbrëmë në Sarandë, gjatë mbledhjes së Asamblesë së PS-së, dega Sarandë, ku është diskutuar mbi përgatitjet për zgjedhjet e 14 majit si dhe për kandidaturat e mundshme të kësaj partie për Bashkinë e Sarandës.

Drejtuesi politik i qarkut Vlorë, Blendi Klosi, ka zhvilluar një sërë takimesh në Sarandë, Konispol, dhe Finiq. Ai ka mbledhur dje Asamblenë e PS në këto tre bashki, ku fokusi ka qenë tek zgjedhjet lokale të 14 majit, hapat që po ndërmarrin për përgatitjen e fushatës zgjedhore për kryetar bashkie dhe këshillat bashkiakë.

Në të katërta këto bashki PS nuk ka zyrtarizuar asnjë emër, gjë që pritet të ndodhë më datë 25 mars.

Burime nga PS-ja thanë takimi është shoqëruar brenda, por edhe në ambientet e jashtme, me diskutime të ashpra dhe tension mes anëtareve të Asamblesë dhe deputetëve lidhur me kandidaturat e mundshme.

Pjesa dërrmuese e anëtarëve të Asamblesë ka dalë në mbështetje të kandidaturës së kryetarit aktual të bashkisë Adrian Gurma, përkundër qëndrimit të të deleguarit Blendi Klosi, i cili mbështet kandidaturën e Oltion Cacit, raportoi portali Sarandaëeb.

Ndërkohë që në takim janë propozuar edhe emrat e Gjergji Merkurit, Oltion Cacit dhe Dhonat Kotes si kandidatura të mundshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco