SPAK godet bashkitë periferike/ Manjani: Pse s'preket Veliaj me shokë?!

SPAK godet bashkitë periferike/ Manjani: Pse s'preket Veliaj me shokë?!

10:52, 16/03/2023
A+ Aa A-

Nga Ylli Manjani

Në ka gjë që SPAK ia ka marrë dorën, është goditja e bashkive periferike. Duhet të themi edhe ndonjë fjalë të mirë padyshim. Por të mos harrojmë, sikur të fondin e investimeve vjetore ta ketë vjedhur 100% ky drogaxhiu i Bulqizës, nuk e lan dot një këst të vetëm që Erion Veliaj paguan inceneratorin që mungon.

As nuk e fshin dot atë shkresën ku Erioni shprehet dakord për hesap të këshillit e madje edhe për Kavajën. Në burg janë sot për shumë më pak sesa çka bërë Erioni.

Të kuptohemi, unë nuk jam për burgun e askujt, por për trajtimin e barabartë të të gjithëve.

Le pastaj ta krahasojmë me privatizimin korruptiv të bazave detare të ushtrisë, ku gjeneral-presidenti Bajram dhe zonja Oltë duhet të japin llogari më shumë sesa gjithë kryetarët e bashkive të marrë së bashku.

Nuk po e krahasoj korrupsionin e Bulqizës me korruptimin e FBI, sepse këtë të fundit do duhet ta gjykojë Haga.. SPAK s’ka këllqe.

Kujtoj që SPAK është krijuar për të hetuar Bulevardin e Tiranës, aty ku fillon e mbaron korrupsioni.

Nëse duan duartrokitje për Bulqizën, ua japim, por nuk mjafton. Sidoqoftë mezi pres të lexoj akuzat e ngritura, që të kuptoj sa serioze janë hetimet...

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco