Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Java e ferrit për karrierën e Erion Veliaj

Qeveria shqiptare vijon armiqësinë ndaj prodhimit vendas- birra vendase rrezikon falimentimin

Qeveria shqiptare vijon armiqësinë ndaj prodhimit vendas- birra vendase rrezikon falimentimin

09:23, 15/03/2023
A+ Aa A-

Politika fiskale e taksave ka bërë që, për herë të parë në 10 vite importi i birrës të rrite me 50%. 

Shkak i rritjes janë kostot e shtuara për prodhuesit vendas dhe dyfishimi i akcizës i cili ka hyrë në fuqi në janar të këtij viti. 

Dyfishimi i akcizës së birrës nga 1 janari 2023 vijon të japë efekte negative për fabrikat e birrës. Për shkak të çmimit të lartë nga kostot e shtrenjtuara, birra shqiptare ka humbur konkurrueshmërinë, ndërsa importet janë shtuar në tregun shqiptar.

Sipas të dhënave të doganave për muajt janar-shkurt 2023, prodhimi i birrës është ulur 12% krahasuar me të njëjtën periudhë të 2022-t.

Importet e periudhës janar-shkurt 2023 janë rritur 50% krahasuar me vitin paraardhës. Në këtë periudhë janë importuar 5,1 milionë litra birrë, sasia më e larta e shënuar në 10 vitet e fundit, raporton revista Monitor duke referuar burimet doganore për këtë periudhe kohore.

Shoqatat e prodhuesve pohojnë se situata në sektorin prodhues vijon të jetë e rënduar, pasi birra e importit po shitet me çmim nën nivelin e birrës shqiptare.

“Gjendja në sektorin e prodhimit të birrës është përkeqësuar. Nga rritja e akcizës, kostoja prodhuese e birrës u shtua 18 lekë për litër. Në këto nivele u rrit edhe çmimi i birrës. Por birrat e importit po shiten me çmim më të lirë se ato vendase apo disa marka të tjera të huaja kanë çmim të njëjtë me birrën vendase. Birra shqiptare po humbet konkurrueshmërinë, madje rrezikon të zhduket. Për këto arsye fabrikat vijojnë të qëndrojnë të mbyllura edhe për muajin mars, pasi nuk kanë shitje”, është shprehur Stefan Pinguli, Kryetari i Shoqatës së Prodhuesve për revistën.
  Prodhues të tjerë ngritën edhe shqetësimin e shtimit të kostos dyfishimin e çmimit të lëndës së parë që përdoret në prodhim, birrës malto nga 1 janari 2023.

Kompanitë pohuan se janë detyruar të rrisin çmimet 18 deri 20 lekë më shumë, ndërkohë që birrat e importit të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut po shiten 10 lekë më pak se ajo vendase.

Kryetari i Shoqatës së Prodhuesve Stefan Pinguli parashikon thellim të krizës përgjatë muajve të verës, çka do të rrezikojë pamundësinë e kompanive për të paguar punonjësit.

Prodhimi i vendit para ndryshimeve fiskale ka qenë i tarifuar me 360 lekë/HL për prodhuesit nën 200,000 Hl, ndërsa për prodhimin mbi këtë nivel akciza ishte 710 lekë.

Pas ndryshimeve në ligjin “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë”, taksa u unifikua në 710 lekë të prodhuesve nën dhe mbi 200,000 Hl, si vendas dhe të huaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco