Anna Shkreli: Si u njoha me Belindin

22:20, 14/03/2023
A+ Aa A-

Anna Shkreli, e fejuara e kandidatit të opozitës për bashkinë e Tiranës, në një rrëfim në studion A Show të Adi Krastës, në Syri Tv, tregoi se si është njohur me Belindin.

Anna tha se fillimisht janë parë në një lokal në Tiranë. 

Kanë biseduar dhe më tej kanë qënë disa takime që i kanë afruar dhe bërë bashkë.

Takime jo vetëm në Tiranë, por edhe në Itali ku Anna ka studiuar.

Një nga surprizat që Belindi ka bërë, ishte kur i shkoi në qytetin ku Anna po kryente universitetin, pa e lajmëruar.

Kjo është hera e parë që Anna shfaqet në një intervistë me Belindin.

Ajo pohoi se gjendet aty, për shkak se i beson Belindit dhe planit që ai ka për Bashkinë e Tiranës.

Shkreli u shpreh e shqetësuar për ndryshimet që kanë ndodhur në qytet, duke sjellë humbjen e identitetit, tehuajzimin siç u shpreh ajo.

E pyetur nga Krasta për qendrimin e saj për prishjen e Teatrit, kundërshtimin e saj, Anna tha se kjo ka qenë zgjedhja e saj, bazuar mbi dashurinë për qytetin, për trashëgiminë e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco