Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Ledina Alolli: Dua t’i kthej Korçës dinjitetin e munguar, ka 16 vite që trajtohet si pronë e trashëguar

21:47, 14/03/2023
A+ Aa A-

Ledina Alolli, kandidate e PD për bashkinë e Korçës, ishte e ftuar këtë mbrëmje në 'A Show', në Syri Tv, ku foli mbi synimin e saj për të marrë Korçën nga duart e atyre që po e trajtojnë atë si një trashëgimi.

Alolli u shpreh se ndjen përgjegjësinë të ju kthejë qytetarëve dinjitetin e munguar prej vitesh.

"Unë do të thoja që kandidimi im për bashkinë e Korçës më vendos përballë një përgjegjësie qytetare, madje përballë një përgjegjësie dyfishe qytetare. Nga njëra anë mendoj se kjo përgjegjësi më bën dhe duhet të më bëjë me tepër të vëmendshme ndaj trashëgimisë kulturore dhe arkitekturore qytetare të Korçës, por nga ana tjetër më ngarkon me përgjegjësinë e madhe që t'ju kthej qytetarëve të mi dinjitetin e munguar gjatë këtyre viteve.

Sigurisht që ka nevojë për ndryshim, ju përmendet shumë detaje dhe unë do thoja se ndryshimi është i domosdoshëm. Prej gati 16 vitesh Korça qeveriset nga të njëjtët njerëz që sot harrojnë se janë administrues të vullnetit të qytetarëve dhe nga ana tjetër mendojnë se drejtojnë një trashëgimi. Unë sot drejtoj një pyetje, a ka gjë më të gabuar se të mendosh të trajtosh një bashki të tërë si një pronë të trashëguar me të cilën mund të bësh gjithçka?!",  u shpreh Alolli.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco