Malaj: Ahmetaj ra pre e veseve të tij, duhet të paguajë çmimin moral dhe penal

21:06, 14/03/2023
A+ Aa A-

Ish-ministri socialist i Financave, Arben Malaj tregon në A Show me Adi Krastën në Syri Tv, si e ka njohur Arben Ahmetajn. 

Malaj thotë se ka qenë vetë ai që e ka marrë në ministri në vitin 1997 si shef kabineti. 

Duke iu referuar akuzave për aferën e inceneratorëve, Malaj tha se nga pikëpamja njerëzore ndjen keqardhje për të dhe nga pikëpamja politike, zhgënjim sepse ra pjesë e veseve të tij. 

"Më shumë se kryeministri, Arben Ahmetajn e njoh unë. Eksperiencën e parë në qeverisje e ka patur me mua në '97, gjatë krizës kur ishte shef i kabinetit. Ishte një profesor Baki Berberi, ish-këshilltar i bodes dhe kur rama qeveria unë e ftova, por nuk donte të ngatërrohej më dhe rekomandoi Ahmetajn. Nga pikëpamja njerëzor unë ndjej dhimbje sepse njoh atë dhe familjen e tij. Nga pikëpamja politike ndjej zhgënjim sepse për atë djalë u investua që të bëhej një shtetar i mirë. Ai ra pre e veseve të tij dhe duhet të paguajë çmimin e tij moral dhe penal nëse ka arritur deri atje", u shpreh Malaj.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco