Tirana qyteti europian i rinisë? Muçollari rrëzon propagandën Rama-Veliaj: Të rinjtë kanë ikur!

21:02, 14/03/2023
A+ Aa A-

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së Grigels Muçollari ka rrëzuar poshtë propagandën e kryebashkut Erion Veliaj në analizën e punëve në krye të Tiranës.

I ftuar në edicionin e mbrëmjes me Armela Ferkon në SYRI TV Muçollari është shprehur Tirana nuk është kryeqyteti i rinisë ashtu siç propagandon Rama dhe Veliaj, por përkundrazi, statistikat tregojnë shifra të frikshme të largimit të rinisë drejt vendeve të botës

“Si mund ta quajë qytetin evropian të rinisë kur, bazuar në të gjitha të dhënat, të rinjtë gjithnjë e më shumë po largohen. Statistikat tregojnë numra të frikshme. Ka folur për taksën miliona eurosh për infrastrukturën shkollore, e cila është një taksë në kundërshim me ligjin, por kemi zona të caktura ku ka dhjetra mijëra banorë ku nuk kanë asnjë shkollë asnjë kopsht asnjë çerdhe.

Ka folur për kartën e studentit, por po e them me bindje të plotë se ajo kartë nuk ofron asnjë shërbim të leverdisshëm për xhepin e studentit. Ka folur për aplikacionin “Tirana Ime” por nuk kemi akoma asnjë përgjigje se çfarë ndodh me aplikacionin “Aktivisti” i cili është një aplikacion i kundraligjshëm.

Ka folur për transportin publik dhe nuk ka folur fare për aksidentet e autobuzave që janë gjithnjë e në rritje në mes të Tiranës me shumë pasoja.

Mbas tetë vitesh kujtohet të flasi për lehtësim trafiku ndërkohë që sot qytetarët e dinë që gjithnjë e më shumë  rëndohet në qytetin e Tiranës.

Ka folur për ujin e pijshëm dhe me paturpësinë më të madhe ka thënë që 65% e Tiranës furnizohet me ujë dhe pjesa tjetër furnizohet me 17 orë.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco