‘S'e lëmë Shqipërinë në dorë të hajdutëve’, Balliu: Rama ka frikë nga opozita dhe do të garojë vetëm

‘S'e lëmë Shqipërinë në dorë të hajdutëve’, Balliu: Rama ka frikë nga opozita dhe do të garojë vetëm

20:50, 12/03/2023
A+ Aa A-

Deputeti i Partisë Demokratike Klevis Balliu deklaroi sot se PD-ja do të shkojë në zgjedhje pavarësisht ngërçit sa i takon vulës së saj.

Në një intervistë për Ora News Balliu u shpreh se e gjithë situata e krijuar sa i takon mosregjistrimit ende në zgkedhje është për shkak se Rama ka frikë nga opozita dhe po kërkon ta largojë atë nga zgjedhjet.

Klevis Balliu: Rama ka frikë nga opozita prandaj kërkon largimin e PD-së nga zgjedhjet

Rama kërkon të largojë opozitën nga zgjedhjet që të garojë vetëm. E di që përballë opozitës është i mbaruar. 

Kemi një investim monetar dhe kriminal për eksekutimin e opozitës. Kemi kohë që e diskutojmë dhe kemi dhënë fakte për rikthimin e një monizmi modern ku nuk ka opozitë. Kjo nënkupton një kthim 30 vjecar pas për Shqipërinë.

Jemi në një situatë qesharake pasi vetë kryetari i KQZ thotë se kryetar është Berisha por unë do tja jap atij që rri në Holandë.

Këta do të bëjnë çmos që ne të mos regjistrohemi. Ne do të futemi në zgjedhje dhe do të fitojmë. Asgjë sna ndalon të futemi. Nuk e lëmë Shqipërinë në dorë të këtyre hajdutëve.

Do të shkojmë me koalicion me PL-në dhe parti të tjera që do ti bëjmë publike sapo të momentin që mbyllet marrëveshja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco