Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Berisha: Zgjedhjet e 14 majit, janë zgjedhje për ndryshimin

Berisha: Zgjedhjet e 14 majit, janë zgjedhje për ndryshimin

12:23, 12/03/2023
A+ Aa A-

Gjatë fjalës së tij në Pogradec, ku ka prezantuar kandidatin e PD-së për bashkinë, Zihni Tollozhina, kryedemokrati Sali Berisha tha se, zgjedhjet e 14 majit janë zgjedhje për ndryshimin.

Berisha theksoi se, ‘nuk mund të pranojmë ne kurrë, një grup, një organizatë kriminale, e cila për vete jeton në luks, e cila punon ditë e natë për të pasuruar veten dhe klientelën e vet, dhe nuk punon aspak për qytetarët’.

Pjesë nga fjala e kreut të PD-së, Sali Berisha:

Zgjedhjet e vërteta është që janë lokale. Janë për ju, për hallet e dertet tuaja, të rrugicave, të blloqeve, të infrastrukturës suaj. Ju garantoj që, Zini Tollozhina do bëjë çdo përpjekje që ato që ardhura t’ua kthejë ju në mirësi, në shërbime, në infrastrukturë. Por, këto zgjedhje janë më shumë sesa lokale. Këto zgjedhje janë një mesazh që qytetarët e Shqipërisë dhe Pogradecit duhet të japin, se nuk mund të pranojmë më kurrë një organizatë kriminale që kërkon të zhdukë opozitën nga vendi.

Nuk mund të pranojmë ne kurrë, një grup, një organizatë kriminale, e cila për vete jeton në luks, e cila punon ditë e natë për të pasuruar veten dhe klientelën e vet, dhe nuk punon aspak për qytetarët, por i përçmon ata. Kurrë nuk kam qenë dhe nuk do jem kundër të pasurve, por sa të jem gjallë në politikë të parin do të vendos qytetarin, hallet dhe dertet e tij, problemet e tij, dhe nuk do bëhem kurrë pjesë e asaj amalgame, pushtet oligarki që iu thith gjakun çdo ditë qytetarëve me vjedhjet dhe plaçkitjet e tyre.

Zgjedhjet e 14 majit, janë zgjedhje për ndryshimin. Ne sot jemi njerëzit më të vjedhur dhe më të varfër në Europë. Ne kemi patur udhëtim të vështirë. Pasuritë e Shqipërisë këtu kanë qenë përrallore, të cilat ky regjim i shndërroi në mallkim për shqiptarët, në pasuri për vete dhe oligarkët e tij.

Atëherë, do vazhdojmë të mbetemi ne qytetarët më pak paguar të Ballkanit dhe Europës? Në një kohë kur në vitin 2013 shqiptarët arritën të kenë rrogat më të larta në të gjithë rajonin, përfshi Bullgarinë dhe Rumaninë. Sot ku jemi? Sot jemi me rroga 30-40% më të ulëta se Kosova.

Kosova ka buxhetin 50% të të ardhurave më të ulëta se Shqipëria. Me një buxhet 2 miliardë. Kosova paguan rroga deri në 30-50-100% më të larta se Shqipëria. Si ndodh kjo? Ndodh, se çdo kryeministër që udhëhiqet nga parimet minimale njerëzore është i detyruar të mendojë për jetesën e qytetarëve të tij. Është i detyruar të mendojë sesi jeta e qytetarëve të përmirësohet, jeta e tyre të begatohet. Është i detyruar të bëjë çdo kursim për të rritur rrogat dhe pensionet.

Në vitin 2005-2013 ne gjetëm borxhin 58.2%. Në 8 vite e rritëm 4.4% dhe 62.6%. me këto para borxh që morëm, të ardhurat që mblidhnim arritëm të dyfishojmë rrogat dhe pensionet. Po, pse? Po ishte qëllim. Dhe ju garantoj, se në qoftë se në vitin 2005 Shqipëria nuk do kishte gjithësej vetëm 2400 km rrugë të asfaltuara, rrogat edhe do të trefishoheshin. U detyruam të ndërtojmë rrugë, se pa rrugë nuk ka zhvillim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco