Berisha: Edi Rama nuk shkel në parlament sepse nuk përballon dot opozitën

Berisha: Edi Rama nuk shkel në parlament sepse nuk përballon dot opozitën

12:11, 12/03/2023
A+ Aa A-

Edi Rama nuk shkel më në parlament, sepse nuk përballon dot opozitën, tha kreu i PD-së, Sali Berisha gjatë fjalës së tij, në prezantimin e kandidatit për bashkinë e Pogradecit, Zihni Tollozhina.

Berisha tha se, dosja McGonigal dhe dosja e udhëtimeve me çarter të Edi Ramës, kanë bërë që parlamenti të mos lejojë krijimin e Komisioneve hetimore parlamentare.

Pjesë nga fjala e kreut të PD-së, Sali Berisha:

Sot, një thirrje për të rinjtë shqiptarë. Unë i kuptoj kushtet me të cilat ju përballeni. Por, para largimit pranoni betejën. Betejën do e fitojmë, në qoftë se ju vendosi të bëheni energjia e kësaj lëvizjeje dhe të shpëtoni vendin tuaj. Betejën e do fitojmë, sepse edhe në të shkuarën ne kemi përjetuar të këqija të mëdha, dhe prapë kemi dalë mbi to. Betejën do ta fitojmë kësaj radhe, sepse nuk ka shqiptar që nuk e do këtë vend, që nuk e do lirinë e tij dhe vendit të tij. Që pajtohet me veprimet primitive, të turpshme të opozitës nëpërmjet vendimeve të gjykatave.

Nuk ka shqiptar që do një Shqipëri pa opozitë. Ju e shihni Edi Ramën, sesi përpëlitet gjatë këtij viti. I frikësuar dhe i tmerruar nga opozita. Se si nuk shkel në parlament, se nuk përballon dot opozitën. Se si shkelmon Kushtetutën, dhe nuk lejon komisionet hetimore të saj për udhëtimet dhjetër e dhjetëra milionë euro, për lukset e tij, për aferat e tij kriminale me McGonigal e të tjerë.

Qytetarët shqiptarë nuk janë kurrë dakord me një fasadë opozitë. Edi Rama përpiqet të mbojë opozitën me Alibravën dhe Alibashë, duke blerë siç bleu kryezbuluesin e SHBA-ve.

Ka njerëz që shiten dhe blihen, por ka dhe të tjerë që nuk shiten dhe nuk blihen kurrë. Ka të tjerë që jetojnë me djersën e ballit, dinjitetin e tyre. Ka të tjerë që duan të jenë të lirë, dhe këta janë shumica e shqiptarëve. Ndaj koha është të bashkohemi. Të firmosim ndryshimin më datën 14 maj.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco