Lajmi i fundit

SPECIALE/ 7 orët e Erion Veliajt në SPAK

Ilir Meta pyetet në detaje për takimin me ambasadoren Kim, ja përgjigja e kreut të PL

Ilir Meta pyetet në detaje për takimin me ambasadoren Kim, ja përgjigja e kreut të PL

14:20, 09/03/2023
A+ Aa A-

Nga konferenca për shtyp e z.Ilir Meta, kryetar i Partisë së Lirisë.

Pyetje: Z. Meta, ditën e djeshme ju keni pasur takim me ambasadoren e SHBA, znj. Yuri Kim. A ka pasur presion prej saj apo ambasadës së SHBA për të mos pasur një koalicion me z. Berisha, për shkak se ai është sanksionuar nga SHBA dhe është shpallur “non grata” e mund të ketë edhe një sanksionim ndaj jush?

Ilir Meta: Kjo është zero e vërtetë për arsye se marrëdhëniet e mia me Shtetet e Bashkuara kanë qenë dhe janë gjithmonë shumë të hapura dhe shumë  parimore. Unë nuk kam pasur asnjë qëllim dhe nuk kam që të ndikoj në vendimet e tyre, të cilat janë përgjegjësi e tyre dhe njëkohësisht, gjithmonë kam marrë vendimet e mia bazuar mbi parimet më demokratike që ka Kushtetuta jonë, por të jeni të sigurt se i ka dhe vetë kushtetuta që na ka frymëzuar dhe na frymëzon gjithmonë, kushtetuta amerikane. Kështu që asnjë lloj presioni.

Përkundrazi kemi pasur një bisedë tepër konstruktive dhe Shtetet e Bashkuara janë tepër të interesuara për një opozitë sa më të fuqishme sepse janë të interesuara që në vend të funksionojë sistemi i llogaridhënies. Kështu që gjithçka tjetër është thashethemi i portaleve të Kryeministrit.

Po kështu e kam falenderuar ambasadoren dhe Ambasadën e SHBA për bashkëpunim e shkëlqyer që kanë të rinjtë tanë dhe që kanë dhe gratë e Partisë së Lirisë me Institutin Republikan dhe për sa i takon çështjes së zgjedhjeve vendore dhe trajnimeve të ndryshme për të promovuar lidershipin e tyre si edhe me Institutin Demokratik Amerikan që është një traditë e shkëlqyer prej dekadash.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

The truth09/03/2023 15:31

Humor nga Shtepia e Bardhe Zonja e Parë Jill Biden dhe Sekretari i Shtetit Antony Blinken u kritikuan të mërkurën për prezantimin e një mashkulli biologjik nga Argjentina me një çmim për gratë në Ditën Ndërkombëtare të Gruas

Shto koment

Denonco