Këlliçi: Ekipi ynë në terren me qytetarët ndërsa Veliaj në takime me administratën

13:28, 09/03/2023
A+ Aa A-

Kandidati i Partisë Demokratike Belind Këlliçi, zhvilloi një tur takimesh me  qytetarë të cilët banojnë në zonën e “Komunës së Parisit”, në Njësinë Nr. 5. 

Hapësirat e gjelbërta të munguara, papunësia, apo dhe mungesa e investimeve në infrastrukturë ishin temat e bisedave që Këlliçi ndau me banorët e kësaj zone.

Përgjatë ecjes së tij Këlliçi zhvilloi takime dhe me operatorë të  biznesit e vogël, i cili vuan sot mungesën e vëmendjes nga bashkia dhe mbifaturimin e taksave, ku temë e diskutimit ishte ikja e të rinjve dhe nevoja për ndryshimin e këtij realiteti pas 14 majit.

Komuna e Parisit, njihet si një nga zonat me dendësinë më të madhe të ndërtimeve në Tiranë. Në përfundim të takimeve Këlliçi theksoi në postim në facebook: “Në Tiranë po zhvillohen paralelisht dy fushata, ekipi ynë në terren me qytetarët ndërsa kryebashkiaku në takime me administratën. Tirana duhet të shembulli i parë i suksesit, lidere e ndryshimit për të gjithë vendit. Këtë do e realizojmë duke promovuar njerëzit e punës, jo të llafeve.  Qytetarët kanë nevojë për një kryebashkiak që promovon Tiranën, jo veten.”  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco