Ristani: Rama-Basha shpikën Alibeajn! Celibashi t'i referohet Kushtetutës

13:01, 09/03/2023
A+ Aa A-

Ish-kreu i KQZ, Arben Ristani ka sqaruar për SYRI TV se si mund të vijojë regjistrimi i Partisë Demokratike në zgjedhjet e 14 majit, pasi kryetari aktual i KQZ, Ilirjan Celibashi refuzoi dokumentat e dyshimta të paraqitura nga Enkelejd Alibeaj, si kryetar i komanduar i PD, dhe kërkoi plotësimin e tyre brenda 48 orëve.

Ristani e quajti një situatë shumë të komplikuar, pasi kryeministri Edi Rama në mënyrë konsistente dhe të qartë ka marrë të gjitha masat që 'PD ta lërë jashtë zgjedhjeve sepse nuk do të përballet me të në zgjedhje por do t'i marri në tavolinë siç i mori në 2019 në bashkëpunim me Lulzim Bashën'.

‘Sot gjykata jo vetëm që e ka kthyer çështjen për rigjykim të pazgjidhur, por ende nuk ka nxjerrë arsyetimin e vendimit se përse e prishi regjistrimin e PD. Nga njëra anë kemi një Kuvend të PD, që ka prodhuar një vendimmarrje, e cila është në fuqi, të cilën nuk e ka kundërshtuar asnjë, por kjo vendimmarrje është penguar të regjistrohet në regjistrin e partive politike në gjykatë. Nga ana tjetër kemi një kryetar si Lulzim Basha, që është dorëhequr publikisht, por që vazhdon të mbetet në regjistrin e partive politike. Nga ana dokumentare komisioneri i zgjedhjeve ka të drejtë pasi ai i referohet vendimit të partive politike dhe merr këtë lloj regjistrimi’, u shpreh Ristani.

Gjithashtu Ristani dha edhe zgjidhjen e kësaj situate.

'Nëse Celibashi do t'i referohet direkt Kushtetutës, ai do ta kapërcejë këtë konfuzion që Rama ka krijuar nëpërmjet gjykatës, e cila ka penguar regjistrimin e PD dhe kështu mund t'u japë shqiptarëve zgjedhje kompetitive, pra zgjedhje konkurruese ku forcat politike garojnë lirshëm në një proces zgjedhor të lirë dhe të drejtë. Përndryshe duke rënë nën grackën e Ramës, i cili nëpërmjet gjykatave ka penguar regjistrimin e PD, atëherë do të ndodhemi në zgjedhje pa palë kundërshtare, ku nëpërmjet gjykatës shmanget liria kushtetuese që shqiptarët kanë për tu organizuar lirshëm në partitë politike që ata dëshirojnë’.

'Situata është shumë e komplikuar. Rama në mënyrë konsistente dhe të qartë ka marrë të gjitha masat që PD=në ta lërë jashtë zgjedhjeve sepse nuk do të përballet me të në zgjedhje, por do t'i marrë në tavolinë siç i mori në vitin 2019 në bashkëpunim me Bashën dhe bashkëpunimi i tyre vazhdon.

Vini re në mënyrë të qartë një taktikë që ata zgjodhën për të shpikur Alibeajn si një kryetar të komanduar apo të autorizuar të PD. Unë personalisht në daljet e mia në media e kam theksuar se Alibeaj është një prodhim mediatik me termin kryetar i komanduar apo i autorizuar i PD, dhe sot ju e patë dhe të konfirmuar nga komisioneri që unë kam pasur të drejtë në konstatimet e mia. Madje besoj që padashje media i ka shërbyer kësaj taktike të Ramës, vetëm se Enkelejdi ndihej si kryetar dhe ju si media e keni trajtuar si kryetar të komanduar në retorikën tuaj dhe kjo e ka ndihmuar Ramën për të krijuar këtë mjegullnajë, e cila sot sqarohet dhe duket qartë se është një bashkëpunim i Ramës me Lulzim Bashën, i cili po rishfaqet në skenë.

Ju kujtoni deklaratat e Ramës në parlament ndaj Bashës ku i thoshte se unë ty të dua, unë me ty dua të punoj etj, etj, dhe vazhdon ky dualitet i tyre që Rama të mbajë pushtetin dhe të mos ndeshet në zgjedhje me PD. Regjistrimi i PD është ndikuar nëpërmjet gjykatës në mënyrë që gjykata ta mbante zvarrë këtë çështje për vite dhe të mos e zgjidhte konfliktin brenda PD. Sot gjykata jo vetëm që e ka kthyer çështjen për rigjykim të pazgjidhur por ende nuk ka nxjerrë arsyetimin e vendimit se përse e prishi regjistrimin e PD.

Nga njëra anë kemi një Kuvend të PD, që ka prodhuar një vendimmarrje, e cila është në fuqi të cilën nuk e ka kundërshtuar asnjë, por kjo vendimmarrje është penguar të regjistrohet në regjistrin e partive politike në gjykatë. Nga ana tjetër kemi një kryetar si Lulzim Basha që është dorëhequr publikisht por që vazhdon të mbetet në regjistrin e partive politike dhe nga ana dokumentare komisioneri i zgjedhjeve ka të drejtë pasi ai i referohet vendimit të partive politike dhe merr këtë lloj regjistrimi.

Por çfarë do shkaktojë kjo në fund? Ai i dha dy ditë kohë Bashës që të plotësojë dokumentacionin.

Dhe tani presim që o Basha do dalë një gënjeshtar dhe të thotë ju kam gënjyer, nuk dhashë dorëheqjen, por vazhdoj kryetari i PD me mendjen time apo të ndjehet siç ndjehej Enkelejdi dhe të vazhdojë të firmosë si kryetar i PD, o Basha të bëjë atë që bëjnë njerëzit me integritet dhe të thotë që unë nuk çfarë të firmos se kam një vit e ca që kam dhënë dorëheqjen dhe nuk jam më kryetar i PD.

Por nëse ndodh kjo, atëherë ndodhemi para një diskutimi se si duhet të regjistrohet PD në zgjedhje dhe a duhet të regjistrohet apo jo. Dhe këtu kemi një konfuzion nga pikëpamja e dokumentacionit dhe është vërtet e vështirë për komisionerin që o të regjistrojë një kryetar të dorëhequr dhe që mund të mos e firmosi dokumentacionin që ai kërkon, o të regjistrojë formacionin sipas vendimit të Kuvendit që nuk është regjistruar në regjistrin e partive politike.

Unë mendoj se e vetmja rrugë për ta kapërcyer këtë është t'i referohemi direkt Kushtetutës, t'i referohemi lirive dhe të drejtave të njeriut, lirive dhe të drejtave politike ku qytetarët kanë të drejtë të organizohen lirshëm në formacione politike sipas vullnetit të tyre që nuk është i ndikuar nga pushteti dhe një liri e tillë është zbatuar te anëtarësia e PD duke bërë Kuvendin dhe është shprehur nëpërmjet vendimeve që kanë marrë.

Nëse Celibashi do t'i referohet direkt Kushtetutës, ai do ta kapërcejë këtë konfuzion që Rama ka krijuar nëpërmjet gjykatës e cila ka penguar regjistrimin e PD dhe kështu mund tu japë shqiptarëve zgjedhje kompetitive pra zgjedhje konkurruese ku forcat politike garojnë lirshëm në një proces zgjedhor të lirë dhe të drejtë.

Përndryshe duke rënë nën grackën e Ramës, i cili nëpërmjet gjykatave ka penguar regjistrimin e PD atëherë do të ndodhemi në zgjedhje pa palë kundërshtare, ku nëpërmjet gjykatës shmanget liria kushtetuese që shqiptarët kanë për tu organizuar lirshëm në partitë politike që ata dëshirojnë'.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco