KAFE SHQETO/ Softa: DEA nuk do ndalet vetëm me marrje informacioni

12:27, 09/03/2023
A+ Aa A-

I ftuar në KAFE SHQETO në SYRI TV, analisti Fatjon Softa ka komentuar lëvizjen e fundit të DEA-s amerikane, e cila kërkon informacion direkt për trafikun e drogës dhe pastrimin e parave nga qytetarët shqiptarë duke anashkaluar institucionet shqiptare ligjzbatuese.

Sipas Softës, DEA nuk do të mjaftohet vetëm me marrje informacioni për krimin në Shqipëri, por sipas tij ajo mund të ngrejë edhe shërbime brenda territorit.

Duke iu referuar trafikut të drogës me chartera dhe fikjes së radarëve nga Ministria e Mbrojtjes, Softa tha se këto raste kanë arritur në këto përmasa tashmë që janë bërë më shqetësuese.

Softa: Nuk besoj se do të jetë vetëm marrja e informacionit nga publiku dhe nuk e di shërbimet që mund të ngrihen brenda territorit, por tregon shqetësim dhe seriozitet ndaj këtij krimi dhe potenciali të këtij krimi shqiptar, i cili nuk është vetëm droga dhe qarkullimi i saj, por dhe paratë, të cilat vijnë siç ishte rasti i 'Toyota Yaris’ apo para të tjera që nuk janë kapur dhe hyjnë në territor dhe pastrohen, pra para të ardhura nga bota e narkotikëve.

Shqipëria ka qenë disa herë në vëmendje të rasteve që o janë neglizhuar, ose janë kthyer në formën e një humori për t'i mohuar ato. Kujtojmë rastin e trafikut nëpërmjet çarterave, ku mazhoranca thonte mushkonja, por sot ato mushkonja janë rritur dhe kanë arritur në këto përmasa tashmë që janë bërë më shqetësuese.

Kemi edhe rastin e gomoneve kur fikeshin radarët nga Ministria e Mbrojtjes. Të gjitha këto raste na kanë sjellë në këtë pikë që jemi sot.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco