'Enverist, vendime abuzive, favorizoi trafikantët'/ Murrizi: Kush janë tre gjyqtarët që rikthyen monizmin

'Enverist, vendime abuzive, favorizoi trafikantët'/ Murrizi: Kush janë tre gjyqtarët që rikthyen monizmin

21:18, 04/03/2023
A+ Aa A-

Nga Myslim Murrizi

Tre gjyqtarë fundërrina dhe dy plehrat që kanë marrë peng drejtësinë pas “Vettingut”, dje rikthyen Shqipërinë në një vend monist. Një turp i paparë në asnjë vend të botës ku dy përfaqësues të znj. Kim ishin në sallën e gjyqit si palë e “interesuar” që në Shqipëri opozitën ta emërojë qeveria.

Turp për Shtetin që përfaqësojnë se për individët e pranishëm në sallë dhe padronen e tyre Yuri Kim nuk besoj që ka kuptim turpi si term, si shprehje apo si nocion. 

Një komuniste e ardhur nga mjafti, me mbiemrin Vogli (se emrin besoj që të gjithe ia dimë), e punësuar para 1 viti nga znj.Kim në ambasadën amerikane, me urdhër të themeluesit të Mjaftit Erion Veliaj, që është edhe padrino de facto i Kimit, bashkë me një fundërrinë tjetër i tipit McGonigal "detyruan" tre gjyqtarët plehra të "drejtësisë" që të vendosin se kush duhet të jetë opozitë në Shqipëri. 

Astrit Kalaja - Një Enverist, ish-Sekretar i Riniës Komuniste Shkodër, shok partie i komunistit Kraja të SPAK-ut që për tre vjet punoi si kamarier për t'i shërbyer kafe znj.Kim, që ka kaluar Vettingun duke qenë i pisët deri në grykë. 

Image

Irida Kaçerja - Një gjyqtare që nga KPA është paditur në ILD për vendime abuzive. 

Image

Elona Mihali - Një gjyqtare që ka kaluar Vettingun pa ankesë edhe pse iu ka dhënë 546 mijë metra katrorë tokë disa të dënuarve si trafikantë në Dhërmi me një vendim gjyqësor korruptiv. 

Image

Image

Këta ishin dhe tre fundërrina që të tredhur nga zullumi i tyre dhe që kanë kaluar Vettingun vetëm pse janë plehra, nuk guxuan të ngrinin sytë përpjetë gjatë kohës që lexonin vendimin që ua kishin shkruar ata që i mbajnë me zinxhirë në qafë si qen të pshurrur. 

Për të qenë i drejtë dua të them që nuk është pa përgjegjësi edhe PD sepse në vitin 2016 votoi e rreshtuar 140 me zero në Kuvend si njerëz pa kurajo të tredhur e frikacakë, këtë mender reformë, të drejtuar nga një ish-hetues enverist me familjarë trafikantë, të inskenuar nga një fëlliqësirë komunist si Xhorxh Sorros. 

Pastaj në 27 qershor 2017 një javë para zgjedhjeve, votoi 27 plehra dhe ordinere si trupë Vettinguese që në fakt koha tregoi që ishin llumi i shoqërisë. 

Dhe pa dyshim që kur voton si tufë dhe merr vendime si skllav, do të vuash në kurriz pasojat e vendimeve dhe qëndrimeve tuaja, sidomos kur ato vendime i merr nga frika, i kapur ose i tredhur nga zullumet që t'i tundin para surratit sa here që iu duhet të të përdorin si vemje. 

Prej mbrëmë e deri sot kam parë të belbëzojnë disa “deputetë” kllounë që duke dashur të fshehin gëzimin e brendshëm që “fituan” një betejë mbrëmë në një gjykatë që u përdor si prezervativ i grisur, po bëjnë thirrje që kandidatët e primareve të regjistrohen me firmën e disa haleve.

Kjo “modesti” më bën që të shkoj shumë shpesh në banjo e sa herë që shkoj kam lënë aty copëza nga fytyrat bajate të këtyre mender deputetëve.

Partia Demokratike ka plot mundësi për të regjistruar kandidatët e saj të dalë nga primaret, dhe kurrë nuk duhet të përzihet me fekalet e Ramës dhe vasalët e Kimit.

Vula pa mbështetjen e qytetarëve është një mjet argëtues për “qeflinjtë” e paradës së “krenareve” që mund ta mbajnë e të perdorin për aq kohë sa e drejta do të vendoset me çdo mjet e me çdo çmim. 

Bile mund t'ja japin si trofe edhe znj.Kim që ta ketë suvenir nga Reforma në Drejtësi pasi të ngrejë valixhet e të qerohet nga Shqipëria për në Kore. 

Image

Prej 10 vitesh Partia Demokratike po vuan pasojat e vendimeve te kupoles drejtuese te saj, duke promovuar, ju dhene pushtet e katapultuar ne krye te saj, njerëz qe nuk kishin asnje kontribut ne qendresen e Demokrateve ne opozite gjate viteve 1997-2005.

A mund te me thoni se ku jane sot dhe ku kane qene nga viti 2013 deri sot qe PD eshte ne opozite te gjithe ish ministrat dhe ish funksionaret e larte te pushtetit te PD te viteve 2005-2013?

Ku është Luli? Majlinda? Ruli? Bode? Beneti? Bojaxhiu? Enkelejdi? Rrusho? Tabaku? Halimi? Jemini? E plot të tjerë?

Ku janë ish-drejtorët e përgjithshëm? Ish-zv/ministrat dhe ish-drejtorët e drejtorive?

Erdhën nga hiçi, mbushen xhepat dhe çantat e iken siç erdhen, e ndoshta presin qe PD te bej te njenjtin gabim e ti hipi ne manjen e pushtetit kur te vij ne pushtet.

Po vuajmë marrosjen kolektive të djegies së mandateve dhe faljen e 60 bashkive Ramës në vitin 2019, kur një tufë e pështirë histerike bërtiste digjni mandatet vetëm e vetëm që këta fytyra të pista të ishin sot me mandat në Kuvend.

Pse nuk e djeg mandatin sot Basha, Bardhi, Alibeja, Gjekmarkaj, Sula, Tabaku, Korreshi, Çollaku, Mziu, Çupi, Açka, Pampuri e disa fytyra të ndyra që nuk lënë gëlbazë pa vjellë kundra meje kur nuk iu binda pazarit të Bashës me Ramën për t'ia falur të gjithë pushtetin Ramës?

Nëse në atë kohë mendonin që djegia e mandateve rrëzon Ramën, po sot pse nuk e rrëzojnë Ramën duke djegur mandatet?

Prej vitit 1991 nga PD janë perjashtuar ose larguar plot deputetë e figura të larta politike për arsye mentaliteti apo uni të drejtuesve të PD ndër vite nga Pashko, Imami, Ceka, Peshkëpia, Brozi, Selami, Pollo, Tritani, Ndoka, Topi, Patozi, Topalli deri tek unë Murrizi dhe Rudina, por askush nuk ka tentuar të vjedhë vulën dhe simbolet e PD-së sepse të gjithë kemi qenë koshient që ato i përkasin shumicës, dhe shumica ka qenë dhe është aty ku është edhe sot.

Të gjithë kemi provuar veten me vulë e me sigël tjetër dhe secili ka marrë aq sa i kanë besuar qytetarët.

Po ju mor fundërrina pse nuk dilni me vulë e sigël më vete dhe provoni veten se sa qytetarë ju mbështesin?

Edhe Meta, Blushi, Petro Koçi etj kur jane larguar apo perjashtuar nga PS nuk kane tentuar te vjedhin vulen me vendim gjykate por kane patur kurajon te garojne me vule e sigel me vete. 

Prandaj ne 33 vite pluralizem ju jeni tufa me e peshtire e politikes Shqiptare qe mendoni se me financimet e rames dhe mbeshtetjen apo kercenimet e Yrit qe erdhi si Kim Jongu e po iken si Kim Kardash nga kujdesi qe i ka kushtuar qeveria, mund te vrisni demokracinë, pluralizmin dhe opozitën? 

Ju jeni skllevër që iu mbajnë me çengela në hundë kushdo që jep një grusht parash të qelbura apo ju kërcënon për një vizë.

Do të kujtoheni si fundërrinat e politikës shqiptare ndër vite.

Nuk po ju them turp të keni sepse turp kanë vetëm njerëzit e jo vemjet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco