Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Zgjedhjet vendore, Meta: Shkodra do të arrijë rezultat spektakolar!

Zgjedhjet vendore, Meta: Shkodra do të arrijë rezultat spektakolar!

14:24, 04/03/2023
A+ Aa A-

Kreu i PL, Ilir Meta ka shprehur bindjen se Shkodra do të arrijë një rezultat spektakolar në zgjedhjet vendore. Meta gjatë një takimi me të rinjtë e Partisë së Lirisë në Shkodër theksoi se “është e rëndësishme që të nxitojmë” dhe u shpreh se ata do të “jenë përfaqësues model në këshillin bashkiak të Shkodrës pas zgjedhjeve të 14 majit”.

“Rikthimi në politikën aktive është për t'i dhënë fund dramës që përballet vendi ynë, largimi i të rinjve. Ata duhet të kuptojnë se të bashkuar mund t'i imponohen politikës, që të marrë vendime në të mirën e tyre.

Sot bëhet gjithçka për t'u vrarë besimin të rinjve tek fuqia që kanë për të bërë ndryshimin, për ti bërë që të gjennë rrugë të tjera që i largojnë nga vendi e familja pa dëshirën e tyre.

Bashkia e Shkodrës është prioritet për ne, jemi të bindur se do të arrijë rezultat spektakolar.

Rilindja pothuajse e ka asgjësuar Shkodrën. Është e rëndësishme të nxitojmë, që të japim mesazhin e ndryshimit të domosdoshëm dhe që të rinjtë e të rejat të mos ikin, por të kenë besim se mundësitë e tyre janë të pakufizuara dhe që mund t’i realizojnë në Shkodër pranë familjes së tyre.

Partia e Lirisë në Shkodër do të jetë frymëzim për të rinjtë e të rejat, do të jeni përfaqësues model në këshillin bashkiak të Shkodrës pas zgjedhje të 14 majit. Rinia e PL jo vetëm është e motivuar për të ardhmen e saj, por do jetë shembull në nivel kombëtar”, tha Meta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco