Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Gazetari: Populli të derdhet në rrugë për ta shporrur Ramën

22:22, 03/03/2023
A+ Aa A-

Gazetari shqiptar nga Chicago, Arian Asimi i bën thirrje shqiptarëve që të mbushin rrugët për të shporrur Edi Ramën. 

Për Çim Peka Live, Asimi tha se duhet të rikthehet viti 1990 për të shpëtuar pluralizmin. 

"Duhet të kthejmë '90-ën mbrapsht, jo në kuptimin të bëjmë luftë, por të dalin të gjithë njerëzit, edhe ata pa parti se nuk është halli i PD, është halli i pluralizmit. Të derdhen njerëzit në rrugë, të ngujohen aty derisa të këputet Rama dhe të kthehet gjithçka mbrapsht, të mos jetë data 6 por të shtyhet më tutje. Ky është krim ndaj gjithçkaje që ne e mezi e fituam në 1990. Nuk ka revolucion paqësor i them Berishës, nuk ka revolucion paqësor me mafiozët", tha Asimi. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Mirela Kopliku04/03/2023 09:43

Ju keni shume te drejte z.Arian Asimi qe te vershoje populli ne bulevard, por ndoshta e keni harruar me cfare bishash te etura per gjak kemi te bejme! Priste autoblinda gati per te shtypur revolten, pa lere policet me uniforme dhe pa uniforme qe nuk kishin te numeruar! I Nderuari Z. Berisha nuk mund te conte popullin qe nuk do te permbahej dot( me te drejte sepse urrejtja popullore ka arritur kulmin), te vritej nga kriminelet e pushtetit. Per ne eshte e cmuar jeta e njeriut! Ndersa ata nuk kane shpirt ashtu si baballaret dhe gjysherit e tyre, ndoshta edhe me gjakatare. Nuk duhet te harrojme " RRNO PER ME KALLXUE", eshte pasqyre e gjalle e mizorive dhe e gjakesive te eterve, po ashtu jane edhe te bijte, femra apo meshkuj qofshin!!! Por demokracija do te fitoje pa tjeter!!

Shto koment

Denonco