TUBIMI/ Lisandër Hoxha: Gjykata shqiptare ka kohë të merret me çdo lloj krimineli në Shqipëri por le vendin pa opozitë

20:17, 17/05/2024
A+ Aa A-

Lisandër Hoxha anëtar i Këshillit Kombëtar të PD, pjesëmarrës në tubimin e sotëm poshtë shtëpisë së liderit demokrat Sali Berisha mbajti fjalën e tij ku u shpreh se gjykata shqiptare ka kohë të merret me çdo lloj krimineli në Shqipëri por nuk merret me çështjen kryesore, e le vendin pa opozitë.

Çfarë është gjyqi opozitës? Që ta dinë dhe ata që na ndjekin nga ekrani...

Është një akt formal dhe kërkojmë nga gjykata e Apelit të na japë përgjgije nësë veprimi ynë ishte i ligjshëm apo jo?

Por sigurisht që ishte i ligjshëm por duhet ta kishte dhënë ai këtë përgjigje.

Ka kohë gjykata të merret me çdo lloj krimineli në Shqipëri, por nuk merret me çështjen kryesore, e le vendin pa opozitë.

Ata gjyqtarë që janë përfshirë në këtë gjyq, që janë vonuar në kaq kohë do të mbahen në tabelën e turpit të historisë.

Shqipëria nuk mund të jetë një vend pa opozitë , Shqipëria nuk mund të jetë zyrtarisht në diktaturë.

Ndaj ju bëj thirrje vëllezër dhe motra, të rrisim presionin te Gjykata e Apelit për të na kthyer vulën, nuk tallet njeri me simbolet tona.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco