Meta: Akti i paralajmëruar i Ramës përmes Gjykatës së kapur nuk e ndryshon fatin e tij

Meta: Akti i paralajmëruar i Ramës përmes Gjykatës së kapur nuk e ndryshon fatin e tij

20:19, 03/03/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar pas vendimit skandaloz dhe të paprecedentë të Gjykatës së Apelit që mban peng Partinë Demokratike dhe që vret pluralizmin në Shqipëri. 

Përmes një deklarate, Meta shprehet se akti i paralajmëruar i Ramës përmes Gjykatës së kapur nuk e ndryshon fatin e tij. 

Meta shton se Rama është i tmerruar nga zgjedhjet dhe se opozita në 14 maj do të dalë e fituar.

"Akti i paralajmëruar i Edi Ramës përmes gjykatës së kapur nuk e ndryshon dot fatin e tij. Edi Rama ky frikacak i tmerruar nga zgjedhjet do ta ketë opozitën fitimtare përballë tij në 14 maj shumë më të motivuar dhe shumë më të organizuar se kurrë më parë. Fitorja nuk ndalet!", shprehet Meta. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco