Ja si Olta Xhaçka njoftoi ambasadorin e huaj për vendimin e vulës së PD

Ja si Olta Xhaçka njoftoi ambasadorin e huaj për vendimin e vulës së PD

19:19, 03/03/2023
A+ Aa A-

Vendimi i sotëm i Gjykatës së Apelit është vendim për të zhdukur pluralizmin në Shqipëri. 

Edi Rama u investua për muaj me radhë në Gjykatën e Apelit që vula e Partisë Demokratike të mos i kalojë shumicës, por atij që do kryeministri. Dhe një gjë e tillë ndodhi sot.

Por si erdhëm deri te ky moment?

Syri.net denoncoi ekskluzivisht në datën 28 shkurt 2023 se ministrja e Edi Ramës, Olta Xhaçka kishte informuar një diplomat në Tiranë se në 3 mars Gjykata e Apelit do ta kthejë vulën e PD në shkallën e parë. Sipas bisedës që Xhaçka kishte bërë me diplomatin perëndimor, Edi Rama donte që vulën e PD ta merrte Enkelejd Alibeaj. 

Ja si e njoftoi Xhaçka ambasadorin e huaj: 

Syri.net sjell edhe një bisedë në WhatsApp që zbërthen thelbin e këtij skandali dhe nxjerr në pah komunikimet e Olta Xhaçkës me një diplomat perëndimor në vendin tonë i cili këtë bisedë e ka ndarë me stafin dhe bashkëpunëtorët e tij. 

Image

Image

Nga kjo bisedë e mbërritur në redaksinë e Syri.net theksohet se Xhaçka i ka dhënë informacion të sigurt ambasadorit për atë që pritej këtë të premte, 3 mars, në Gjykatën e Apelit. 

Vula e PD qëllimisht u zvarrit pafund, kjo si përpjekje për të penguar hyrjen e Partisë Demokratike në zgjedhjet vendore të 14 majit. Se kështu kishte urdhëruar Edi Rama duke vrarë pluralizmin me vendim gjykate. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco