Foli në emër të qeverisë amerikane/ Trembet Rama: S’kam paralajmëruar ‘non grata’

Foli në emër të qeverisë amerikane/ Trembet Rama: S’kam paralajmëruar ‘non grata’

15:40, 03/03/2023
A+ Aa A-

Pasi foli emër të qeverisë amerikane nga Kuvendi i Shqipërisë ku paralajmëroi se ShBA do të shpallte një tjetër politikan ‘non-grata’, kryeministri Edi Rama mesa duket është trembur. 

Kjo pasi, kryeministri, 24 orë më pas njofton se është tërhequr nga deklarata.

Në një postim në Twitter, Rama ka thënë se nuk ka paralajmëruar asnjë "non grata" dhe i ka kujtuar deputetëve të opozitës se politika amerikane nuk është “muhabet leku, gjize dhe byreku”.

Postimi i Edi Ramës në Twitter:

Nuk kam paralajmëruar asnjë nongrata! Thjesht kam kujtuar se politika e amerikane nuk është muhabet leku, gjize dhe byreku siç e bëjnë nongratat e Tiranës, po qasje strategjike që as varet as ndryshon nga retë në pantallonat e gjelave të katundit tonë politik! Normal që vazhdon.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco