SYRI TV/ 'Jemi lënë në harresë pa ujë e rrugë' - Belind Këlliçi me banorët e Zall-Herrit

13:10, 02/03/2023
A+ Aa A-

Gjatë turit "Jam këtu t'ju dëgjoj", kandidati i Partisë Demokratike për bashkinë e Tiranës Belind Këlliçi ka zhvilluar bashkëbisedim me banorët e Zall-Herrit. Ai është njohur me problematikën e këtij komuniteti të lënë në harresë nga bashkia e Tiranës, duke thënë se propaganda e Erjon Veliajt do të marrë fund.

Nga SYRI TV

Kandidati i partisë Demokratike për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi është takuar me banorë të Zall-Herit. Vetë banorët i janë drejtuar Këlliçit se ndihen të harruar pasi vitesh në këtë zonë vuajnë mungesën e infrastrukturës së ujit të pijshëm.

"Uji i pijshëm është kryesori; edhe me një degëzim,  sa të mundeni, një asfalt drejt rrugës kryesore", tha një banor.

"Në çdo qytet të bukur të botës kanë një ditë fshatarët që dalin dhe shesin në rrugë dhe me taksë zero", shtoi një tjetër."Nuk kemi as rrugë as ujë të pijshëm, dy gjëra kryesore për mbijetesën e njeriut. Ai bën reklamë"

Të lënë pas dore prej vitesh nga bashkia, banorët e Zall-Herrit kanë marrë premtimin e kandidatit Belind Këlliçi, i cili tha  se  propaganda e Veliajt me video dhe foto, e cila është jashtë realitetit me të cilin po bashkëjetojnë banorët, do t’i vijë fundi.

Këlliçi: "Nuk e di kur është parë Veliaj duke bërë ndonjë punë. Duke bërë ndonjë foto e video e keni parë...”

Këlliçi u shpreh se zgjidhja e problemeve të fshatrave të Tiranës do të nisë nga fuqizimi i drejtuesve të njësisë administrative, që do të ketë një rol të veçantë.

"Problemi është këtu: duke ua centralizuar çdo gjë Veliaj,  te zyra e vet, te sheshi “Skënderbej”, aty në qendër, ju nuk merrni dot asnjë informacion, asnjë shërbim dhe nuk keni kontakt. Ai e ka mendjen te këto kullat, te katet pa leje, te ndonjë aferë korruptive për inceneratorin, te ndonjë leje ndërtimi. Nuk e ka mendjen te qytetari, te fshati te problemet e njerëzve prandaj ka një rol të veçantë kryetari i njësisë administrative",

Bashkëbisedimi me banorët e Zall-Herrit ishte në kuadër të turit "Jam këtu t'ju dëgjoj".

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco