'Kë të qajmë më parë, Sakot apo Dakot?!' - Bashkia e Durrësit rikonstrukton prapë të njëjtin bulevard

'Kë të qajmë më parë, Sakot apo Dakot?!' - Bashkia e Durrësit rikonstrukton prapë të njëjtin bulevard

12:22, 02/03/2023
A+ Aa A-

Një pjesë e bulevardit "Dyrrah" në Durrës është bllokuar sërish nga bashkia për t'u rikonstruktuar për të disatën herë. Abuzimin me fondet e ka denoncuar sot, Jola Hysa, Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në PD, e cila konstatoi:

"Bashkia e Durrësit në vitin 2015 u ndje shumë krenare, për zhdukjen e historisë së një qyteti gati 3000 vjeçar. Çdo grimcë e historisë u zhduk me një investim mbi 3 milionë euro për sheshin “Liria”, shatërvani mbi 73-vjeçar në atë kohë u hoq pa mëshirë dhe pa i njohur velerat e tij. Furnizimi me ujë  i tij para 73 vitesh ishte sistemuar me vet-qarkullim të ujit, ndërsa sot pas investimit imagjinar 3 milionë euro është kthyer në moçal në mes të qytetit bëhet çdo mëngjes me anë të një boti me ujë. 

Shfaqet befas edhe një rikonstruksion, i cili pothuajse çdo vit, si pasojë e "cilësisë shumë të lartë"  të punimeve të kryera ka nevojë të domosdoshmë për të ndërhyrë, ndonëse ndërhyrja është thjesht një fasadë e cila rregullon problemin vetëm për pak ditë.

Çdo dimër nuk ka një qytetar të Durrësit që nuk është detyruar të "kërcejë balet klasik" nga ngrica dhe lagështira në rrugë, rrugica e kudo. Ah, të mos harrojmë faktin e bllokimit të të gjitha rrugëve nga dy senset e kalimit në një të vetëm duke shkaktuar një tjetër kaos dhe vështirë për banorët e qytetit.  Bir Selman i nënës, kë të qaj më parë Sakot apo Dakot?!" e përfundon Hysaj me ironi, mesazhin e saj për dy kryebashkiakët socialistë të Durrësit, vitet e fundit.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco