Lajmi i fundit

S’ka ‘mrekulli’ për Arsenalin, Manchester City shpallet kampion në Angli

Biseda me ambasadorin për vulën e PD/ Manjani: Olta Xhaçka të tregojë sonte të vërtetën

21:53, 28/02/2023
A+ Aa A-

Syri.net publikoi ekskluzivisht bisedën që Olta Xhaçka ka bërë me një ambasador perëndimor në Tiranë, lidhur me vendimin e pritshëm të Gjykatës së Apelit të premten, për vulën e PD. 

Xhaçka ka garantuar ambasadorin se Gjykata do ta kthejë në shkallën e parë, duke e zvarritur sërish çështjen dhe dëmtuar PD-në, në prag të zgjedhjeve të 14 majit. 

Lidhur me këtë fakt, ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani reagoi ashpër në "A Show" me Adi Krastën në Syri Tv.

Manjani i kërkoi ministres së Jashtme, Olta Xhaçka që të dalë sonte dhe të tregojë të vërtetën. 

Sipas tij, nëse e gjitha është e vërtetë, Shqipëria me gjithë Kushtetutën dhe ligjet, përfundon në Lanë. 

"Nëse ky lajm është i vërtetë, Shqipëria që nga ky moment ka përfunduar kushtetutshmërisht, ligjërisht, ka përfunduar e gjitha në Lanë. Shteti shqiptar nuk ekziston. Nëse ministrja e Jashtme ka konfidencën e mjaftueshme dhe të nevojshme për të informuar që gjykatën e pavarur e ka në dorë, kemi kryer punë. Dhe ky është skandal mbi skandalet. Nëse ky lajm është i vërtetë dhe nëse sonte ministrja e Jashtme nuk tregon të vërtetën është e vërtetë apo jo, e ka në kontroll qeveria shqiptare gjykatën apo jo, sonte duhet ta bëjë. Nëse është e rëndë kjo është shumë e rëndë. E dyta, qeveria shqiptare menjëherë, tani, duhet të demonstrojë me veprime konkrete, jo me llafe, që është apo jo në favor të pluralizmit në Shqipëri. Ne e kuptojmë dëshirën e jashtëzakonshme që Edi Rama ka si komunist i orëve të fundit për të sunduar si monist i vërtetë. Por ka detyrën dhe barrën që ta thotë sonte nëse e njeh apo jo pluralizmin politik në Shqipëri, e njeh apo jo Republikën Kushtetuese të Shqipërisë ku pushtet janë të ndara dhe vendimet e gjykatave nuk diktohen nga qeveria. Duhet ta thotë sonte, nesër do të jetë vonë", u shpreh Manjani. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco