Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Takimi Kurti – Vuçiç/ Meta: E ardhmja e rajonit nuk është te skemat e ‘Ballkanit të Hapur’, por te marrëveshjet transparente

Takimi Kurti – Vuçiç/ Meta: E ardhmja e rajonit nuk është te skemat e ‘Ballkanit të Hapur’, por te marrëveshjet transparente

14:33, 28/02/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë së lirisë Ilir Meta ka reaguar pas takimit të djeshme Kosovë – Serbi në Bruksel.

“E përgëzoj kryeministrin e Kosovës, z. Kurti, që kishte shkuar i përgatitur dhe konstruktiv”, shkruan Meta në një postim në facebook.

“Shpresoj që edhe Presidenti i Serbisë ta gjejë guximin e të nënshkruajë sa më shpejt, sepse koha kurrë nuk mund të kthehet pas”.

Mesazhi i plotë:

Mbrëmë në Bruksel ishte një mundësi e mirë për të hedhur një hap të qëndrueshëm e pozitiv drejt njohjes së ndërsjelltë, paqes dhe integrimit europian të Kosovës dhe Serbisë.

Teksti zyrtar i marrëveshjes pati elemente që meritojnë vlerësim pozitiv, përderisa palët zotohen që të udhëhiqen nga synimet e parimet e përcaktuara në Kartën e Kombeve të Bashkuara, sidomos ato për barazinë sovrane të Shteteve, respektimin e Pavarësisë, autonomisë dhe integritetit territorial të tyre, si dhe të Drejtën për Vetëvendosje.

E përgëzoj kryeministrin e Kosovës, z. Kurti, që kishte shkuar i përgatitur dhe konstruktiv.

Shpresoj që edhe Presidenti i Serbisë ta gjejë guximin e të nënshkruajë sa më shpejt, sepse koha kurrë nuk mund të kthehet pas.

E ardhmja e rajonit tonë nuk është te skemat dhe taktikat si puna e “Ballkanit të Hapur”, as te “tërheqjet e veshëve” por te marrëveshjet e drejta, transparente, që konkretizojnë integrimin europian dhe i hapin rrugën fqinjësisë së mirë, ku asnjë fqinj nuk e dominon tjetrin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco