Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Berisha: Vendimi për Xhaçkën, Kushtetuesja e Sorosit dhe Ramës shkelmoi me dy këmbët Kushtetutën

Berisha: Vendimi për Xhaçkën, Kushtetuesja e Sorosit dhe Ramës shkelmoi me dy këmbët Kushtetutën

19:44, 26/02/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike zhvilloi një takim me strukturat e degëve 8, 9, dhe 10 në Tiranë. Ai komentoi vendimin e Gjykatës Kushtetuese për mandatin e deputetes Olta Xhaçka.

"Çfarë nuk ndodhi në Shqipëri këto vite. Afera korruptive nga më gjigantet. Një drejtësi, degë ekzekutivi që servirej, e krye në një akt korrupsionit ndërkombëtar ndër më të mëdhatë në histori, kombëtar dhe ndërkombëtar. Nuk ka ka korrupsion më të madh kombëtar dhe ndërkombëtar se ai që procedoi me pseudo-reformën e Xhorxh Sorosit në Shqipëri.

Me lista, absolutisht me lista të PS-së, me dhjetëra e dhjetëra prokurorë dhe gjykatës u larguan vetëm se ishin të shenjuar, si njerëz me bindje të djathta, si njerëz që nuk janë afër nesh. Lista të bëra në selitë e krimit, selinë e PS-së. Dhe i dorëzoheshin. Kujt i dorëzoheshin?

I dorëzoheshin Pamela Ballukut, motrës së Belinda Ballukut, një njeri që nuk meriton as diplomën që ka marrë, nëse e ka reale.

Kujt i dorëzoheshin tjetër, a mund ta imagjinoni ju. Ish-nuses së ‘Hakmarrjes për drejtësi’ Sanxhaktarit. Sanxhaktari ishte e besuara e SHISH dhe ajo u tregonte dhe u trillonte se çfarë dëshironte vetë të dhëna nga SHISH për këtë gjykatës, apo prokuror që duhej likuiduar.

Ndërkohë çdo javë, guvernatorja mashtronte shqiptarët me deklarata e saj. Aty ku nuk kishte progres, shpallte progres. Mund të ju jap me dhjetëra shembuj, por shembulli më i turpshëm, më i freskët është vendimi i Gjykatës Kushtetuese për të mbrojtur Olta Xhaçkën.

Ajo gjykata e përparshme që nuk ishte formuar nga Soros dhe Rama, ajo treve u kishte heq mandatin. Valentina Leskajt për djalin. Nuk ka thënë pasuria e djalit nuk është e jotja. Koço Kokëdhimës që në atë kohë mbahej si kryeministri i jugut, Beqjes po të njëjtën gjë. Kurse kjo gjykata që u serviret shqiptarëve si sukses, shënjoi vendimin më të turpshëm të Kushtetueses, shkelmoi me dy këmbë ndarjen e pushteteve, shkelmoi me dy këmbë Kushtetutën e vendit," tha Berisha,

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco