Lajmi i fundit

FOTO - Të mbytur në Drin/ Nëna me tre fëmijët e zhdukur në Shkodër - Shoqërohet bashkëshorti

Berisha: Korrupsioni qeveritar me korrupsionin ndërkombëtar luftuan forcën politike pro-perëndimore të Shqipërisë

Berisha: Korrupsioni qeveritar me korrupsionin ndërkombëtar luftuan forcën politike pro-perëndimore të Shqipërisë

19:30, 26/02/2023
A+ Aa A-

Kryetari i PD, Sali Berisha zhvilloi një takim me strukturat drejtuese të degëve 8, 9, 10 të Tiranës. Në takim ai deklaroi se korrupsioni qeveritar shqiptar, me korrupsionin ndërkombëtar, luftuan forcën politike pro perëndimore të Shqipërisë.

"Së pari ju përshëndes dhe falënderoj përzemërsisht. 

Është e diel në darkë, kohë e papërshtatshme për takime politike, por revolucioni është i tillë, nuk njeh ditë të veçanta, apo stinë, është i vazhdueshëm deri në fitoren e tij të merituar.

Prania juaj sot këtu është dëshmi e gadishmërisë tuaj. Ndaj përzemërsisht për praninë tuaj. Por përshëndes të gjithë anëtaret e anëtarët e PD-së degëve tuaja dhe mbarë Shqipërisë.

Ne jemi në një betejë të pashembullt që nga viti 1991. Në vitin 1991 ne përmballeshim me në një monizëm të bazuar në luftën  e klasave, doktorinën Marksiste-Leliniste si bazë e saj. Ne sot përjetojmë një monizëm të bazuar në krimin, sundimin e krimit, të drogës dhe korrupsionit. 

Ndofta kurrë ndonjëherë në Europë nuk ka patur një zhvillim si zhvillimet e fundit në Shqipëri, ku korrupsioni qeveritar shqiptar, me korrupsionin ndërkombëtar u bënë një, për të luftuar, asgjësuar forcën politike pro perëndimore të Shqipërisë. Për të luftuar, asgjësuar forcën politike e cila në pushtet luftoi me zero tolerancë krimin, luftoi me një betejë të vendosur korrupsionin. Në opozitë vazhdoi denoncimin e të gjitha vjedhjeve, lidhjeve të qeveritarëve me krimin. Për këtë qëllim kjo forcë opozitare duhej heshtur, asgjësuar, arkivuar".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco