Aksidenti tragjik në Kroaci ku humbi jetën një shqiptar, Begaj: PO e ndjekim situatën në vijimësi

Aksidenti tragjik në Kroaci ku humbi jetën një shqiptar, Begaj: PO e ndjekim situatën në vijimësi

16:53, 26/02/2023
A+ Aa A-

Presidenti Bajram Begaj ka reaguar në lidhje me aksidentin tragjik që ndodhi në Kroaci.

Zyra për shtyp e Presidencës njofton se “Begaj po ndjek me shqetësim aksidentin tragjik që ndodhi sot në Kroaci ku humbi jetën një shqiptar dhe u lënduan disa të tjerë”.

Begaj i shpreh ngushëllimet familjarëve për humbjen e njeriut të tyre të dashur.

Gjithashtu ai i siguron të gjithë familjarët e të lënduarve se po e ndjek situatën në vijimësi duke komunikuar me Ambasadorin shqiptar në Kroaci, si dhe me autoritetet kroate.

Një autobus me targa shqiptare u aksidentua rreth orës 23 e 45 minuta të së shtunës në një autostradë në drejtim të Zagrebit në Kroaci. Sipas mediave kroate, një  41-vjeçar ka humbur jetën ndërsa 7 të tjerë janë plagosur.

Autobusi ka bërë një devijim të fortë dhe më pas është përplasur me barrierat ndarëse derisa është përmbysur. Të plagosurit, të gjithë shtetas shqiptarë ndodhen në spital ndërsa autostrada qëndroi për disa orë e bllokuar për shkak të aksidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco