Deputetja shqiptare në Kroaci, Përlaskaj: Do të kërkoj një raport urgjent për shkaqet e aksidentit tragjik

Deputetja shqiptare në Kroaci, Përlaskaj: Do të kërkoj një raport urgjent për shkaqet e aksidentit tragjik

16:27, 26/02/2023
A+ Aa A-

E ftuar në Edicionin e Pasdites në Syri Tv me gazetaren Megi Fagun ishte në lidhje skype deputetja me origjinë shqiptarë në Kroaci, Ermina Lekaj Përlaskaj.

Deputetja është shprehur aksidenti me autobusin shqiptar ku mbeti i vdekur shoferi dhe u plagosën disa pasagjerë të tjerë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit si pasojë e motit të keq nga bora, por nuk përjashtohet edhe mundësia e një gabimi njerëzor.

Në këtë aksident kanë mbetur disa të plagosur. Deri tani sipas informacioneve tre janë plagosur rëndë ku njëri prej tyre ka humbur jetën. Kemi dhe disa të plagosur lehtë. Një zonjë në moshë që ndodhet në gjendje të rëndë e kanë dërguar në Zagreb për specializim më të avancuar. Ambasadori ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po mban kontakte të ngushta me stafin mjekësor për gjendjen e të plagosurve.

Këto ditë ka ra një borë e madhe ku e ka kapur dhe në befasi drejtuesin e automjetit, kjo zonë nuk është prekur shpesh nga reshjet e borës dhe mund të jetë një nga arsyet e aksidentit.

Rrugët nuk kanë arritur ti pastrojnë në kohë autoritetet pasi reshjet filluan natën vonë. Mund të them që autostradat në Kroaci janë në gjendje të mirë dhe më befason që kemi disa aksidente me autobuset. Nesër do të kërkoj raportimet nga ana e policisë dhe zyra e mirëmbajtjes që është në Kroaci dhe nëse është aksident i shkaktuar nga një gabim njerëzor apo moti i keq.- U shpreh deputetja shqiptare në Kroaci.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco