Boçi: 16 vite që administrojnë pushtetin në Elbasan, tregu ushqimor jashtë çdo standardi higjenik

Boçi: 16 vite që administrojnë pushtetin në Elbasan, tregu ushqimor jashtë çdo standardi higjenik

15:30, 26/02/2023
A+ Aa A-

Kandidati i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi në Bashkinë e Elbasanit ka sjellë në vëmendje situatën shumë të rëndë që ndodhet tregu ushqimor në qytet.

Boçi është shprehur se kjo situatë është e papranueshme pas 16 vitesh që mbajnë pushtetin.

Postimi i Boçit:

A e meriton Elbasani të ketë një shëmti të tillë si treg për të blerë ushqime

Kanë 16 vite që mbajnë pushtet. Kanë në dorë gjithçka, paratë, administrimin, menaxhimin, ndarjen e prioriteteve dhe ja çfarë i kanë bërë "Markatës" tregut kryesor ushqimor të Elbasanit.

Jashtë çdo lloj kushti minimal higjenik, pa asnjë lloj rregulli dhe sistemimi të produkteve dhe me xhandarët e Bashkisë që vijnë taksojnë pisllëkun! Kjo është panorama e 16 viteve pushtet socialist!

#Ndryshojmënë14maj 

#Ndërtojmënjëviziontëri 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco