VIDEO-SYRI TV/ Ditët e Kujtesës ndalen në Spaç, Lubonja: Kujtesa pjesë e jetës time

15:01, 26/02/2023
A+ Aa A-

Burgu i Spaçit ishte ndalesa e radhës e ekspozitës fotografike ‘Fraktura’, që dëshmon vuajtjet e mijëra shqiptarëve gjatë regjimit komunist. Fatos Lubonja, një ish-i dënuar politik gjatë regjimit komunist, u shpreh se kujtesa është shumë e rëndësishme për vendin. Ndërsa Përfaqësues të fondacionit ‘Konrad Adenauer’ propozuan që ky burg të kthehet në muze.

Nga SYRI TV

Ekspozita fotografike ‘Fraktura’, që tregon dëshmitë e vuajtjeve të të përndjekurve politik nga regjimi diktatorial i Enver Hoxhës, u ndal në ish-burgun e Spaçit.

Ish- të dënuar politikë, aktivist të shoqërisë civile, si dhe drejtuesi i fondacionit Konrad Adenauer Stiftung, vizituan qelitë e burgut famëkeq, ku shumë intelektual shqiptarë vuajtën dënime çnjerëzore deri në humbje jete për shkak të mendimit ndryshe.

Gazetari Fatos Lubonja, një ish-i dënuar politik në këtë burg, e cilësoi si pjesë të rëndësishme ruajtjen e kujtesës ndaj të shkuarës.

Drejtuesi i Fondacionit ‘Konrad Adenauer Shtifgung’, Tobias Tuttershoff, u shpreh se Spaçi do të ishte një muze ideal për krimet e komunizmit.

Spaçi ngelet ndër emblemat e mizorisë së diktaturës komuniste shqiptare, por edhe të Qëndresës ndaj saj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco