Banorët e Bërxullës në protestë: Amerikanit i jep 250 mijë dollarë, dhe ne nuk na jep gjë

13:24, 26/02/2023
A+ Aa A-

Gjatë protestës së tyre kundër ndërtimit të aksit Thumanë-Kashar me pretendimin se pronat e tyre nuk po vlerësohen ashtu si duhet, banorët e Bërxullës nuk kanë kursyer as thirrjet kundër qeverisë duke denoncuar veprimet e tyre.

Banorët vunë në dukje se zëvendës kryeministrja dhe njëherazi ministrja e Energjitikës Belinda Balluku ‘ha biftekë nga 1 milionë lekë’, ndërsa kryeministri Rama ha ‘dreka nga 10 mijë euro’, teksa vetë ata nuk kanë ushqim të mjaftueshëm.

Ata folën më tej edhe për aferën e korruptimit të ish-agjentit të FBI-së Charles McGonigal, duke thënë se pse Rama nuk ia dha paratë një qytetari në nevojë, por ia dha ‘amerikanit’.

‘Rama i jep 250 mijë euro amerikanit, pse nuk ja jep atyre në nevojë?!’, thanë ata.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco