SYRI TV/ Berisha, takime në Tepelenë dhe Gjirokastër: Ramës do t'ia ngushtojmë lakun në fyt

15:32, 25/02/2023
A+ Aa A-

Nga Tepelena në Gjirokastër ku zhvilloi takime me strukturat në 32- vjetorin e themelimit të degëve të Partisë Demokratike, lideri i opozitës  Sali Berisha akuzoi Edi Ramën dhe ministrat se po vjedhin shqiptarët për të jetuar në luks. Berisha u shpreh se për darkat e tyre qeveritarët  shpenzojnë mijëra euro si dhe më shumë udhëtojnë jashtë vendit se sa takojnë qytetarët.  Lideri demokrat  e cilësoi qeverisjen e Edi Ramës si regjim të krimit e drogës, që po korrupton edhe zyrtarët e huaj për asgjësimin e opozitës. Berisha theksoi se revolucioni ka një rëndësi historike për fatet e vendit.

Nga SYRI TV

Lideri i opozitës Sali Berisha zhvilloi një takim me strukturat e Partisë Demokratike në Gjirokastër, nga ku akuzoi ministrat e qeverisë socialiste se po vjedhin shqiptarët për të jetuar në luks. Në 32-vjetorin e themelit të degës së PD-së në Gjirokastër, Berisha, teksa denoncoi disa nga mënyrat se si mazhoranca socialiste i keqpërdor taksat, theksoi se rrogat e qytetarëve duhet të ishin dyfishuar.

Abuzimeve të mazhorancës socialiste, Sali Berisha deklaroi se opozita do t’i përgjigjet me të gjitha format, të cilat do të çojnë në rrëzimin e qeverisë Rama.

Berisha denoncoi edhe vjedhjet që zyrtarët e PS-së kanë bërë gjatë këtyre viteve.

Më herët Berisha u ndal në Tepelenë, ku gjatë takimit me demokratët akuzoi Ramën se ka korruptuar edhe zyrtarët e huaj për të asgjesuar opozitën.

Sali Berisha u shpreh se ministrat e qeverisë socialiste  më shpesh udhëtojnë jashtë vendit se sa takojnë qytetarët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco