VIDEO/ Berisha: Ymer 'Çorapja' kërkon t'u marrë ujin! Stop terrorit policesk ndaj banorëve të Mezhgoranit!

VIDEO/ Berisha: Ymer 'Çorapja' kërkon t'u marrë ujin! Stop terrorit policesk ndaj banorëve të Mezhgoranit!

14:44, 25/02/2023
A+ Aa A-

Për interesat e veta financiare dhe zhvillimin e biznesit të tij, një gazetar –mercenar i Edi Ramës nuk e ka problem t’i fusë në konflikt dhe bashkëfshatarët e tij në Tepelenë. Fjala është për Mero Bazen, njëherësh biznesmen, që ka ndezur gjakrat e banorëve të Peshtanit dhe të Mezhgoranit sepse kërkon t’u marrë ujin.

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, e ka denoncuar me video, grindjen e fortë që ka shpërthyer midis një firme që do të kryejë punimet dhe banorëve të Mezhgoranit, që s’e lejojnë t’ua grabisë ujin, duke bërë edhe këtë thirrje:

“Stop terrorit policesk ndaj banorëve të Mezhgoranit. Banorët denoncojnë Ymer "Çorapen” se kërkon t’u marrë ujin për biznesin e tij. Për lëpirjet e tij ndaj Edit, ky i fundit mobilizon narko-banditë, kundër banorëve. Dënoj me ashpërsinë më të madhe, dhunën Rama - Baze ndaj banorëve dhe mbështes fuqimisht protestën e tyre të ligjshme.”

Berisha ka shtuar në vazhdim edhe mesazhin e një banori, që hedh dritë më shumë mbi këtë përplasje midis njerëzve që kanë jetuar kurdoherë në paqe me njeri-tjetrin dhe nxjerr në dritë edhe një skemë korrupsioni.

“Doktor, një qytetar nga fshati Mezhgoran më dërgoi një denoncim që bën fjalë për përpjekjet e marrjes së ujit të fshatit (për të cilin ata denoncojnë se bëhet fjalë që në këtë aferë është edhe Meri Baze, i cili ka fshatin e tij përballë Mezhgoranit dhe se ç’bën një biznes atje. Kjo dëgjohet edhe në këtë video të përmendet nga banorët.”

Pjesë nga mesazhi denoncues:

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco