Manjani zbulon skandalin e SPAK me hetimin e aferës së inceneratorëve

Manjani zbulon skandalin e SPAK me hetimin e aferës së inceneratorëve

08:58, 25/02/2023
A+ Aa A-

Nga Ylli Manjani

Një narrativë, nga reforma që "po ecën përpara.."

Arben Dervishi, inxhinieri konstruktor ndër më të mirët që kemi, gjendet në paraburgim nën akuzë për shpërdorim të detyrës publike.

Në fakt Arben Dervishi nuk mban asnjë detyrë publike. Nuk paguhet dhe as ka një kontratë delegimi nga asnjë autoritet publik.

Është kontraktuar nga një kompani private për të bërë supervizion për hesap të saj.

Por drejtësia e reformuar, që po ecën përpara, e merr dhe e plas brenda me akuzë se ka shpërdoruar detyrën publike që NUK E KA!!! Nuk ka detyrë publike, ore ejjjj! E kuptoni apo jo?!

Ja kjo është një narrativë. Abuzim i pastër me ligjin. Dhunim i hapur i lirive dhe të drejtave kushtetutese.

Të akuzosh dikë për shpërdorim të detyrës, kur i akuzuari nuk ka detyrë është absurd!

Si kjo narrativë ka çdo ditë.

Nëse studentët e juridikut do t'i zgjidhnin kaq keq kazuset, siç i zgjidhin rastet prokurorët dhe gjykatësit e reformuar, nuk do ta merrnin dot provimin e të drejtës penale.

*****

Ama memecit na i erdhi goja.

Si tha mo, si tha?

".... nuk është perfekte, por po ecën përpara".

"Përpara, për fitore te reja"- thoshte edhe Enver Hoxha.

Kjo nuk është drejtësi, por terror. Imagjinoni veten, jeni në punën tuaj private dhe t'u akuzojnë se shpërdoroni detyrën publike.

Këtë maskarallëk llogjikë mund ta përdorin ndaj cilitdo...

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco