Lajmi i fundit

LIVE/ Rama në Athinë, fjalim para administratës së vet dhe emigrantëve shqiptarë

Berisha: Rama nuk mendon për fëmijët e Bulqizës së ha darkë 10 mijë $ me armikun e SHBA

Berisha: Rama nuk mendon për fëmijët e Bulqizës së ha darkë 10 mijë $ me armikun e SHBA

18:24, 24/02/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka marrë pjesë në 32 vjetorin e themelimit  të degës së PD në Bulqizë.

Berisha ka bërë thirrje që shqiptarët dhe banorët e Bulqizës ta dënojnë me votë këtë qeveri të korruptuar. Sipas shefit demokrat këto netojnë në luks të shfrenuar ndërsa banorët e Bulqizës dhe fshatrave përreth po luftojnë me mbijetesën.

Pjese nga fjala e Berishës:

Edi Rama nga mëngjesi deri në darkë me balluket dhe stërballuket nuk ka asnjë synim, vetëm të ju mashtrojë ju në mënyrë që të vazhdojnë të vjedhin. Nëse i hidhni sytë sot Shqipërisë, u them unë ju pasuria më e madhe e shqiptarëve përsëri ndodhet në Bulqizë edhe pse janë nxjerrë miliona e miliona ton krom. Ndodhet në Bulqizë, në Martanesh.

Hidhni sytë këto vite, sikur dilni nga një luftë. Rrugë të shkatërruara, qendra shëndetësore, shkolla të mbyllura. Koha ka ndaluar për ju njerëz punëtorë, të mençur me intelektualë të fuqishëm, me potenciale të mëdha, sepse edhe rentën e hoqi. Sepse oligarkët i paguan atij ryshfetin, ua hoqi edhe rentën që duhet ta përfitonit me ligj për qytetin tuaj, për infrastrukturën tuaj.

Nuk vazhdohet me këta. Këta nuk kanë shpirt, ndjenja. Po si mund të mendojnë për fëmijët në Ostren, apo në ndonjë fshat tjetër, ai që ulet dhe drekon me armikun, me armikun e SHBA-së. 10 mijë dollarë darkën. Po si mund të mendojë për fëmijët e Bulqizës, ballukja që këput biftekun 1 mijë euro.

Por një zyrtar kurrë nuk mund të lëshohet në luks dhe shfrenim. Sepse një zyrtar e din nga i merr ai të ardhurat. Nëse nuk vjedh, 10 mijë euro është rroga e tetë muajve e tij. 1 mijë euro është pothuajse rroga mujore e saj. Por këta vjedhin, i kanë paratë pa numër, këta nuk pyesin. Ka ardhur koha të ua presim biletën.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco