VIDEO/ Rama mbërriti në Athinë - stadiumi i mbyllur mbushet - disa pamje dhe një incident

VIDEO/ Rama mbërriti në Athinë - stadiumi i mbyllur mbushet - disa pamje dhe një incident

11:35, 12/05/2024
A+ Aa A-

Të paktën 2000 persona kanë udhëtuar nga Shqipëria për të ndjekur fjalimin e kryeministrit shqiptar - shkruan Prothema, media greke.

Nga ora 9 e mëngjesit, njerëzit nisën të mblidhen në Klisto të Galatsit, ku kryeministri Edi Rama do të flasë para mijëra bashkatdhetarëve të tij.  Pak para orës 12 Klisto u mbush me njerëz.

Rama mbërriti në Athinë pak pas orës 11 të mëngjesit i shoqëruar nga bashkëshortja Linda dhe disa nga ministrat e tij.

Masat e sigurisë të marra nga EL.AS. është drakoniane. Prezenca e policisë  në Galatsi është e fortë, për të shmangur situata ndërkohë që të pranishmit kalojnë me makineri kontrolli përpara se të hyjnë në sheshin e Galatsit . Fjalimi i tij ishte planifikuar për në 11, por është shtyrë. 

Më herët jashtë në  Klisto është shkaktuar edhe një incident i vogël mes të pranishmëve, pasi kanë qenë 3-4 persona që kanë pohuar se Rama  po e provokon Mitsotakis, ndërsa disa të tjerë kanë reaguar: “Mos ndizni zjarr mes dy popujve”. 

Në të njëjtën kohë, jashtë Klistos së Galatsit, rreth 30 mbështetës të opozitës filluan të bërtisnin parulla dhe të protestonin kundër Ramës. 

Ndërkohë, vizita mund të cilësohet private, duke qenë se ai nuk do të ketë asnjë kontakt zyrtar, por zoti Rama do të rrethohet nga një eskortë e rëndë policie dhe një automjet të blinduar. 

Siç u bë e ditur, të paktën 2000 persona kanë udhëtuar nga Shqipëria drejt Greqisë për të ndjekur fjalimin e kryeministrit shqiptar," përfundon Protothema.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco