KAFE SHQETO: Vula e PD, Gjokutaj: Bardhi e Alibeaj janë në kundërshtim me ligjin, ja ku filloi absurdi dhe dalldia juridike

KAFE SHQETO: Vula e PD, Gjokutaj: Bardhi e Alibeaj janë në kundërshtim me ligjin, ja ku filloi absurdi dhe dalldia juridike

12:11, 24/02/2023
A+ Aa A-

Avokati Genc Gjokutaj ka deklaruar se më datën 3 mars, Gjykata e Apelit Tiranë nuk duhet  ta gjykojë statutin e Rithemelimit të PD të datës 11 dhjetor 2021 se në radhë të parë, gjatë verifikimit të legjitimimit të ankuesit Alibeaj me të tjerë, do të konstatoje se ankuesi jo vetëm që nuk ka qënë palë në gjykimin në Shkallë të Parë, por as e ka kërkuar një gjë të tillë.

Gjokutaj shpjegoi sot në emisionin Kafe Shqeto në SYRI TV se ku fillon absurdi në lidhje me debatin për vulën e PD dhe "dalldia  juridike" e çështjes.

“Deri në rrugën ku Partia Demokratike e çoi statutin në gjykatë, u shortua, u caktua një gjyqtar dhe filloi gjykimi, procedura ishte normale, - tha avokati. - Këtu, në Gjykatën e Shkallës së Parë fillon dhe odiseja e kësaj historie, ku, as më shumë e as më pak, Alibeaj në cilësinë e Kryetarit mbas dorëheqjes së Bashës, me caktimin e Alibeajt nga Gazmend Bardhi, se e mbani mend këtë pingpongun politik....

Flavio: Le të bëjmë një analizë në të kundërt z. Gjokutaj. Nëse ju jeni avokati i Gaz Bardhit dhe i Alibeajt, çfarë do të bëni?

Av. Gjokutaj: Qoftë larg!

Flavio: Larg qoftë, larg qoftë, po ...

Gjokutaj: Shiko, ata nuk kanë nevojë të mbrohen në Apel. Ata kanë nevojë të mbrohen në Prokurori me këtë që kanë bërë me çështjen e Apelit. Ata, me disa të tjerë në gjykatën e Shkallës së Parë, me Kancelaren, me gjyqtarë, të cilët legjitimojnë një person që as e ka kërkuar qenien si subjekt, si palë e interesuar në gjykim, persona, të cilët legjitimohen edhe në kundërshtim me ligjin, në kundërshtim me të gjithë praktikën gjyqësore, qoftë edhe në lidhje me këtë proces. Sepse Alibeaj ka kërkuar përjashtimin e Agron Zhukrit, gjyqtarit të Shkallës së parë dhe një gjyqtar po i  Shkallës së Parë, Arben Konstandini i shortuar thotë “unë nuk mundem të shqyrtoj kërkesën tuaj, se ju nuk jeni palë në atë gjykim!"

Alibeaj, duke verifikuar gjyqësinë që s'është palë dhe që nuk legjitimohej për të përjashtuar gjyqtarin e çështjes, ky - qënkësh palë sipas logjikës së gjyqtares tjetër!!!  Qënkësh palë për të ankimuar vendimin e këtij gjyqtari!!!  Pra ky s’mund të kërkonte përjashtimin, se s’ishte palë - por u bë palë për të kundërshtuar vendimin!!!

Ky është absurdi dhe këtu fillon e gjithë dalldia  juridike siç e quaj unë, e kësaj çështjeje”, përfundoi avokati. /ar.sh/SYRI.NET 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco